Skandali i Volksvagen i tregoi mbarë botës se miti i eficencës gjermane përfundoi, ose u tregua që nuk ka ekzistuar kurrë. Ditën e sotme ministri i Transportit të Gjermanisë përgënjeshtroi faktin se ishte në dijeni të skandalit që mund t’i kushtojë 18 miliardë euro Volksvagenit.
Ministri tha se “nuk ishte në dijeni të sabotimit të teknologjisë së makinave”. Por gazeta gjermane “Die Welt” deklaron se ministri ishte në dijeni, madje dhe vetë Merkel. Por pavarësisht nëse është në dijeni apo jo, ky është skandali i fundit i një sërë skandalesh. Përpara skandalit të naftës ka paraprirë skandali i kompanisë ajrore “Germanwings”. Përplasja e qëllimshme e fluturimit 9525 tregoi se kompania kishte nënvlerësuar për një kohë të gjatë gjendjen psikologjike të pilotit vetëvrasës. Andreas Lubitz në 24 mars përplasi në Francë avionin me 150 persona në bord. Për më tepër kompania ajrore e dinte që në fillim që avioni u rrëzua qëllimisht por nxorri si shkak të rrëzimit faktorë të tjerë.
Por faktet e “Germanwings” nuk janë të vetmit që njollosin krenarinë gjermane. Në 2001 një tjetër skandal përfshiu hekurudhën gjermane. Tre menaxherë të kompanisë shtetërore u arrestuan për zhvatje në shuma të mëdha. Sipas blerësve drejtuesit e hekurudhës morën miliona marka në atë kohë falë ryshfeteve të paguara nga kompanitë private. Por edhe sektori i ushqimeve është përfshirë nga një skandal. Në fillim të viteve 2000 sektori agroalimentar u godit nga një skandal për pulat. Ato ushqeheshim me herbicide që ndaloheshin në vendet e BE pasi ishte kancerogjen, Nitrofeni. Në 2011 industria e pularive gjermane mbaroi. Skandali i radhës kishte të bënte me ushqyerjen me dioksinë të pulave, një tjetër lëndë e ndaluar. Pas këtyre skandaleve një skandal tjetër përfshiu Bundesligën, kampionatin e futbollit.
Në 2007 prokuroria e Bokumit nisi hetimin dhe zbuloi se 69 ndeshje futbolli ishin manipuluar në kampionat e mëdhenj gjermanë. U arrestuan 347 persona mes tyre arbitra dhe drejtorë sportivë që kishin përfituar 12 milionë euro. Një studim i kryer nga shoqëria e konsulencës At Kearney ka llogaritur vlerën e ekonomosë së zezë, qoftë kriminale apo jo. Rezultoi se Gjermania mbante vendin e parë me 351 miliardë euro, sa shuma e Belgjikës, Suedisë, Austrisë, Irlandës dhe Britanisë së Madhe të marra së bashku.
Të tjera probleme ka patur me organizimin e eventeve. Në 2005 pati shumë polemika rreth organizimit të Ditës Botërore të Rinisë në Këln. Policia akuzoi organizatorët për përgatitje të dobët dhe ineficente. Pelegrinë të shumë dhe shtypi ndërkombëtar akuzuan organizatorët gjermanë se i zhytën në baltë dhe ambulancat që deshin shumë kohë të ndërhynin dhe trafiku ishte tjet i rënduar./Përshtati në shqip Amarildo Lumani
*Il Giornale









