• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rënia e lindshmërisë, sfida e madhe e Rusisë

by S T
31/10/2025 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas sanksioneve të Perëndimit dhe konfliktit të armatosur në Ukrainë, rënia e lindshmërisë duket të jetë sfida e radhës me të cilën po përballet sëfundmi Rusia

Nga Eljanos Kasaj*

Moskë,Rusi-Më herët këtë muaj, Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se “mbështetja për familjet” dhe stimulimi i lindshmërisë ishin “më të rëndësishmet” nga të gjitha projektet dhe planet strategjike kombëtare të Rusisë.

“Atësia dhe amësia janë lumturi dhe lumturia nuk duhet të shtyhet”, tha Presidenti Putin gjatë fjalës së tij në një takim të këshillit presidencial mbi gjendjen demografike të Rusisë.

Ai gjithashtu dhe shembullin se si gjatë kohës së Perandorisë Ruse, ndonëse standarti i jetesës ishte mbrapa atij të vendeve Perëndimore(si Perandoria Gjermane ose Mbretëria e Holandës), familjet ruse kishin nga 8,9 ose 11 fëmijë, gjë që tregonte respektin që ata kishin për vlerat tradicionale dhe familjare, por pa përmendur faktin se Perandoria Ruse asokohe kishte një nga numrat më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në Evropë ose se nuk qenë të pakta rastet e incesitit brenda familjes(midis pjestarëve të së njëjtës kurorë ose kurorave të ndryshme të të njëjtit trung familjar).

Sot, zyrtarët rusë, të cilët e kanë përshkruar vazhdimisht demografinë dhe shkallën “shumë të ulët” të lindjeve si një shqetësim serioz rajonal dhe komëtar, po intensifikojnë përpjekjet e tyre për të inkurajuar qytetarët të kenë më shumë fëmijë.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve më të mira të zyrtarëve, ekspertët rus thonë se situata aktuale demografike në Rusi duhet të shihet si një krizë e thellë, e cila mund të ketë pasoja afatgjata në strukturën e shoqërisë ruse dhe të ardhmen e vetë popullit rus.

Aktualisht shkalla e lindjeve në Rusi është në një nga pikat e saj më të ulëta në historinë e saj modern(ndoshta që pas viteve kaotik 1990′).

Shkalla totale e fertilitetit në vend — numri mesatar i fëmijëve që një grua pritet të ketë gjatë jetës së saj — është rreth 1.41, sipas të dhënavetë publikuara prej Agjencisë Federale Shtetërore të Statistikave “Rosstat”/Федеральная служба государственной статистики”Росстат”. Kjo është nën nivelin e kërkuar për zëvendësimin e popullsisë, që do të thotë se çdo brez i ri i qytetarëve rusë është më i vogël se brezi i prindërve të tyre.

Për shembull, në vitin 2024, rënia natyrore e popullsisë së Rusisë — numri i vdekjeve minus numri i lindjeve — arriti në 596,200 persona. Numri i përgjithshëm i lindjeve atë vit ra në 1.22 milionë, një rënie prej 3.4% nga 1.27 milionë vitin e kaluar. E vetmja herë që kjo shifër ishte më e ulët ishte në vitin 1999, kur numri i të porsalindurve ra në 1.21 milionë.

Gjithësesi, pozicioni i Rusisë më shumë se sa një prodhim i një numri faktorësh politiko-social,duket se pasqyron trendet më të gjera globale në rënien e lindshmërisë, sidomos në “Perëndim”-ku në vitin 2023 shkalla totale e lindshmërisë në Bashkimin Evropian ishte 1.38 lindje për grua, ndërsa në Shtetet e Bashkuara ishte 1.59 për grua në vitin 2024.

Diferencat rajonale të lindshërisë një tregues i dallimeve midis popujve të Rusisë

Pavarësisht se shkalla e lindjeve në të gjithë Rusinë është në rënie, nivelet e fertilitetit duket se ndryshojnë nga një rajon në tjetrin.

Vitin e kaluar, Presidenti Putin prezantoi shkallën totale të fertilitetit si një pikë referimi për vlerësimin e performancës së guvernatorëve të rajoneve dhe etniteteve politike të Rusisë.

-Republika e Çeçenisë/Нохчийн Республика (2.7),

-Republika e Tuvës/Тыва Республика (2.3),

-Okurgu Autonom Jamal-Nenec/Ненэцие” автономной округ’ (1.9),

-Republika e Altait/Алтай Республика (1.8)

dhe Republika e Ingushetisë/ГӀалгӀай Мохк (1.8)

krenohen sot me normat më të larta të lindjeve në vend. Ndërsa shifra surprizuese duket se ka treguar edhe Republika Kabardino-Balkaria/Къэбэрдей-Балъкъэр Республикэ/Къабарты-Малкъар Республика, nataliteti në të cilën është rritur nga 1.44 në vitin 2019 në 1.61 në vitin 2024.

Këto rajone kryesore shfaqin modele të ndryshme të lindshmërisë. Në republikat e Kaukazit të Veriut, Çeçeni dhe Ingusheti, nivelet e larta të lindjeve nxiten kryesisht nga traditat e familjeve të mëdha, normat kulturore më konservatoro-patriarkale dhe praktika e Islamit, thonë ekspertët rus.

Ndërsa duhet theksuar se normat e larta të lindjeve në Tuva shoqërohen nga një tregues tjetër: një numër i madh nënash të mitura. Në vitin 2023, republika e Lindjes së Largët regjistroi një rekord në të gjithë Rusinë prej 9.5 lindjesh për 1,000 vajza të moshës 15 deri në 17 vjeç.

Sipas ekspertëve, 33 rajone, kryesisht në Distriktet Federale Qendrore dhe Veriperëndimore, kanë norma shumë të ulëta të fertilitetit (nën 1.3). Normat më të ulëta të fertilitetit në vitin 2024 u regjistruan në Obllastin e Leningradit/Ленинградская область (0.89), Republika e Mordovias/Мордовия Республикась (0.99) dhe në Qytetin Federal të Sevastopolit në Republikën e Krimesë /Къырым Джумхуриети (1.0).

Iniciativat e ndërmara prej autoriteteve ruse

Autoritetet ruse kanë prezantuar një gamë të gjerë programesh për të inkurajuar familjet të kenë më shumë fëmijë vitet e fundit.

Një nga masat qendrore është programi i kapitalit të maternitetit, i cili u ofron familjeve pagesa të njëhershme për lindjen e fëmijës së tyre të parë dhe të dytë, si dhe për fëmijët pasardhës. Nënat tani mund të marrin pagesa të njëhershme midis 690,266 dhe 912,162 rubla (8,700-11,500 dollarë) për lindjen e fëmijës.

Përveç kësaj, shteti rus ofron ndihma të ndryshme për familjet me fëmijë dhe pagesa mujore për gratë shtatzëna që regjistrohen për kujdes para lindjes.

Autoritetet kanë zgjeruar gjithashtu mbështetjen për strehimin, duke ofruar programe preferenciale hipotekare dhe përfitime të tjera për familjet e mëdha, duke përfshirë propozime për kredi makinash me zbritje dhe programe lehtësimi tatimor që rriten me rritjen e numrit të fëmijëve-masa këto fillimisht të aplikuara prej qeverisë konservatore të Kryeministrit Viktor Orban, për të shtuar numrin e lindjeve në familjet hungareze.

Pas stimujve financiarë qëndron një fushatë e fuqishme shtetërore për promovimin e të ashtuquajturave vlera tradicionale dhe idealeve familjare, e cila është intensifikuar vitet e fundit, me autoritetet ruse që bëjnë një kontrast me atë që e përshkruajnë si “degjenerim perëndimor”.

Ndërsa një nga masat më të debatuara të kohëve të fundit ka qenë një ligj që vendos gjoba të rënda për atë që autoritetet e përshkruajnë si promovim të dëmshëm të “ideologjisë pa fëmijë/child free ideology”.

Të paktën 27 rajone ruse kanë futur gjithashtu gjoba për “inkurajimin e aborteve”, të cilat mbulojnë çdo përpjekje për të ndikuar te një grua që të bëjë abort, si dhe dhënia e çdo informacioni në lidhje me abortin ose ndonjëherë edhe mbi masat e mbrojtjes gjatë aktit seksual, mund të rezultojë në përgjegjësi administrative.

Sipas opinionit të ekspertëve rus ,me këto masa deri diku radikale që janë aplikuar deri më tani, programet qeveritare “kryesisht kanë ndikuar në ‘kohën e lindjeve’ – duke i inkurajuar familjet të kenë fëmijë më herët se sa ishte planifikuar – por ato kanë pasur pak efekt në numrin e përgjithshëm të fëmijëve që një familje synon të ketë.

Impakti i konfliktit të armatosur ruso-ukrainas

Sipas mendimit të përgjithshëm midis ekspertëve të cilët janë skeptik të angazhimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, shpallja e mobilizimit dhe dërgimi i trupave rezerviste ose atyre të rekrutuara me anë të kontratave të super-paguara në frontin ruso-ukrainas mund të thuhet se ka pasur një ndikim katastrofal në shkallën e lindshmërisë kombëtare në Rusi, sidomos në popujt e saj indigjen, shumë prej të cilëve sot janë në prag të zhdukjes.

Ndërsa për një pjesë tjetër të ekspertëve kjo rrjedhje e burrave në vijat e frontit, e shoqëruar në të njëjtën kohë pagesat e mëdha për personelin ushtarak dhe benefitet sociale mund të inkurajojnë familjet të kenë më shumë fëmijë duke rritur të ardhurat e familjes.

Por zhvillimet aktuale politiko-ekonomike në Rusi nuk duken aq pozitive sa ç’prezantohen prej medias shtetërore ruse ose ekspertëve që mbështesin politikat konservatore dhe inicativat ushtarake të Kremlinit.

Konflikti i stërgjatur ushtarak ruso-ukrainas, sanksionet ekonomike, rritja e ndjenjave ksenofobe kundër forcës punëyore të ardhur prej republikave ish-sovjetike dhe mungesa e fondeve do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në degradimin e sistemit të kujdesit shëndetësor dhe rritjen e stresit social, gjë që në planin afatmesëm do të rezultojë në rritje të numrave të vdekshmërisë që nuk do të ndodhte në rrethana normale-ndërsa në planin afatgjatë do të sjellë një stanjacionin ekonomik dhe politik të vendit, i cili do të gjendet i paaftë të menaxhoj tensiont social-kulturale që do të lindin me rritjen e dispropocioneve midis popujve të tij.

**Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

Next Post
Tryeza e Bashës/ Spartak Ngjela: E vetmja shpresë që ka e djathta është PD. Duhet sistem joproporcional, anglosakson

Fatos Nano, i vetmi kryeministër shqiptar me prirje perëndimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

December 20, 2025
Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

December 20, 2025
“Më proceduan penalisht!”/ Pas protestës Adriatik Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë

“Më proceduan penalisht!”/ Pas protestës Adriatik Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë

December 20, 2025
Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 persona të arrestuar gjatë një operacioni antidroge në Greqi

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 persona të arrestuar gjatë një operacioni antidroge në Greqi

December 20, 2025
Morën bonusin e fundvitit/ Balla dhe Manastirliu vizitë në një familje në Tiranë: Mbështetje për 700 mijë pensionistë

Morën bonusin e fundvitit/ Balla dhe Manastirliu vizitë në një familje në Tiranë: Mbështetje për 700 mijë pensionistë

December 20, 2025
Ish-kandidatja për deputete e PD, Salianjit: “Foltoren” duhet ta bëje në burg, se aty i ke mbështetësit!

Ish-kandidatja për deputete e PD, Salianjit: “Foltoren” duhet ta bëje në burg, se aty i ke mbështetësit!

December 20, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

A rrëzohet Rama me dhunë?

December 20, 2025
Leku forcohet, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta! Ekspertët: Efektet nuk po reflektohen te qytetarët

Leku forcohet, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta! Ekspertët: Efektet nuk po reflektohen te qytetarët

December 20, 2025
Braktisi foshnjën e porsalindur duke e lënë në ballkon, fëmija ndërroi jetë! Arrestohet e reja nga Indonezia në Tiranë

Braktisi foshnjën e porsalindur duke e lënë në ballkon, fëmija ndërroi jetë! Arrestohet e reja nga Indonezia në Tiranë

December 20, 2025
Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

Instituti i Kosovës për Drejtësi: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale në Kosovë

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In