Bandat shqiptare po fitojnë me shpejtësi terren në Itali duke u ngjitur deri në nivelet e larta të grupeve të njohura mafioze, herë si bashkëpunëtorë e herë si pjesë të tyre.
Autoritetete italiane kanë goditur një tjetër grup shqiptyar të lidhur me mafiozët e Ndraghetas. Raporothet se gjatë operacionit u sekuestruan 206 kg kanabis e fshehur në një kamion.
Gjatë aksionit u arrestua drejtuesi i kamionit, italiani Enzo Di Mauro 48-vjeç. Ky i fundit bashkëpunonte me shqiptarët. Raportohet se u arrestua edhe protësi i ngarkesës, 50-vjeçari shqiptar Eduart Meçani.
Veç lëndës narkotike, karabinierët zbuluan dhe 66 mijë euro cash, të cilat dyshohet se janë fituar nga aktiviteti kriminal.
Pasi në Shqipëri ka rënë ndjeshëm kultivimi, tashmë shiqptarët po kërkojnë variante të reja. Raportohet se lënda narkotike ka ardhur nga Afrika e Veriut, më pas në Spanjë e në fund në territorin italian.
Në këtë linjë trafiku pjesë janë edhe grupe spanjolle trafikantësh./a.m.