• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rënia e kompanisë Apple

by Aalison Pearse Stevens
30/04/2016 07:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Firmës më fitimprurëse në botë i ka rene vlera pas raportimit të shitjeve të ulëta të celularit iPhone pas gati plot 13 vjetësh.

Drejtori i kompanisë Apple, Tim Cook, fajëson gjendjen jo të mirë të ekonomisë kineze, por analistët radhisin një sërë faktorësh të tjerë, si mbingopjen e tregut të celularëve dhe mungesën e produkteve të reja.

Për një kompani me vlerë mbi gjysëm trilionë dollarë, ky nuk është fundi i botës, por përfaqëson sidoqoftë një tendencë shqetësuese për investuesit dhe mundësinë se tashmë ditët e mira të Apple kanë kaluar.

Rreth dy miliardë njerëz në botë posedojnë celularë dhe gati një në pesë prej tyre është iPhone. E tillë është shtrirja e kompanisë Apple, me qendër në Kaliforni, e cila festoi rishtazi 40-vjetorin e saj, transmeton voa.

“Mendoj se ka qenë shembulli fantastik i një kompanie të shekullit të 21-të. Jo vetëm për nga përmasa, por edhe për fokusimin tek novacioni.”

Por, ndoshta mund të kenë kaluar ditët kur njerëzit zinin radhë të gjata për iPhone-in më të fundit. Këtë javë, Apple raportoi për herë të parë rënie të të ardhurave, pas 51 tremujorë rresht me rritje. Disa thonë se ka rënë viktimë e suksesit të saj.

“Apple sigurisht që konkuron në segmentin e lartë të tregut, me pozicion shumë të fortë në SHBA, Japoni dhe Evropë Perëndimore. Këto janë ekonomitë ku po shikojmë mbingopje të tregut të clelularëve.”

Ngopja e tregut, çmimet e larta dhe ngadalësimi i Kinës, që është tregu më në rritje për Apple, mund të jenë shkaktarët.

 

“Apple duhet të kërkojë për tregje të reja. India është qartazi një treg me popullsi të madhe, me një klasë të mesme në rritje dhe që ofron mundësi. Por, nuk po përjeton rritjen që përjetoi Kina.”

Nëse Apple nuk ja del mbanë të konvertojë përdoruesit e Android, të cilët tashmë përbëjnë shumicën e tregut, ose të zgjerojë biznesin e saj online të programacionit dhe ruajtjes së të dhënave, atëherë ndoshta Apple duhet të dalë me diçka tjetër, përtej iPhone-it.

“Mund të shikonim një ndryshim nëse do të krijonin një produkt ose një çmim të pazakontë, në veçanti nëse është e diçka krejt ndryshe nga prodhuesit e tjerë në treg. Por, pa këtë novacion në opsione ose në çmime, atëherë tregu është shumë më i pasigurtë.”

Nuk është fundi i botës për Apple, të ardhurat e të cilës ishin mbi 50 miliardë për tremujorin e parë. Por, kjo mund të jetë pika e fillimit të rënies për këtë kompani, ndër më të mëdhatë e botës. Pikëpyetja kryesore për investuesit është nëse Apple do të vazhdojë të jetë lokomotiva e teknologjisë. (b.an)

Next Post

Në gjimnazet e Tiranës shihen filma pornografikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In