• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rënia e inteligjencës/ A po harrojnë të rriturit si të lexojnë?

by S T
03/01/2025 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A jeni më i zgjuar se një dhjetëvjeçar? Të dhënat e reja tregojnë se një pjesë tronditëse e të rriturve në shtetet e pasura mund të mos jenë, shkruan The Economist.

Sipas një studimi të fundit të publikuar nga OECD-ja, afërsisht një e pesta e njerëzve të moshës 16 deri në 65 vjeç nuk arrijnë rezultate më të mira në provat e matematikës dhe të leximit sesa pritet nga një nxënës që mbaron shkollën fillore. Më keq akoma, të rriturit në shumë shtete janë bërë më pak të shkolluar gjatë dhjetë viteve të fundit.

“Anketa e aftësive të të rriturve” e OECD-së kryhet vetëm një herë në dekadë. Studiuesit u kërkuan 160,000 të rriturve në 31 shtete dhe rajone, që të bënin disa provime të shkurtra në matematikë, shkrim-lexim dhe zgjidhje të problemave. Synimi ishte të vlerësohej nëse ata janë të aftë të mbajnë një vend pune, të marrin pjesë në jetën qytetare dhe në përgjithësi të lulëzojnë në shoqëri.

Detyrat më fillestare matnin nëse njerëzit mund të kuptonin paralajmërimet e shënuara në anën e pasme të një pakete aspirine, ose të kuptonin se sa letër muri nevojitet për të mbuluar një dhomë. Në nivele më të përparuara, shqyrtohej se sa mirë njerëzit mund të nxirrnin përfundime të shëndosha nga analizat dhe grafikët që tregohen për shembull, nëpër revista.

Finlanda arriti rezultatet Më të larta: ajo mori notën mesatare më të lartë në të tri fushat. Edhe njerëzit në Holandë, Norvegji dhe Japoni arritën një nivel më të mirë se mesatarja në të gjitha disiplinat. Anglia është ngritur në renditje në dhjetë vitet që nga kryerja e fundit e provës, falë rritjes së aftësive të të rinjve. Në të kundërt, rezultatet e Amerikës po bien. Në mënyrë të ngjashme, Kili, Italia, Polonia dhe Portugalia kanë një përqindje të lartë të njerëzve që arritën rezultate poshtë normës mesatare. Pothuajse gjysma e kilianëve patën rezultate mjaft të dobëta, si në matematikë, ashtu edhe në lexim, krahasuar me vetëm 8% të japonezëve.

Rezultatet e përgjithshme tregojnë rënien e aftësive fillestare. Pothuajse për çdo vend që ka rritur pikët ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, ka një tjetër që ka pasur rënie të pikëve. Për sa i përket shkrim-leximit, vendet me rezultate në rënie janë më të shumta se ato që kanë pasur përparim. Kjo po ndodh pavarësisht se më shumë njerëz po përfundojnë shkollën e mesme dhe më shumë po marrin diploma. Njerëzit më pak të aftë po bëhen gjithnjë e më të paaftë. Në shumë shtete po zgjerohet hendeku midis njerëzve më të aftë dhe atyre më pak të aftë.

Një shpjegim është rritja e emigracionit. Banorët jo vendas zakonisht dalin më dobët në provat e gjuhës. Plakja e popullsisë është një arsye tjetër: të dhënat tregojnë se aftësitë në llogaritje dhe shkrim-lexim arrijnë kulmin rreth moshës 30-vjeçare apo pak më vonë. Por edhe kur llogariten këto ndryshime, rezultatet e shkrim-leximit në shumë shtete po bien. Andreas Schleicher, kreu i arsimit dhe aftësive në OECD, thotë se të rriturit tani po praktikojnë më pak se sa dikur leximin e teksteve të gjata dhe të ndërlikuara. Për këtë mund të fajësojmë edhe TikTok-un.

Studimi i OECD-së nuk është i vetmi që tregon se përmirësimi i aftësive njohëse ka ngecur. Gjatë gjithë shekullit XX, psikometistët vunë re se niveli i inteligjencës po rritej në mënyrë të vazhdueshme, si pjesë e një dukurie të quajtur “efekti Flynn”. Kohët e fundit, në disa shtete është vënë re një stanjacion ose rënie. Shkaku i kësaj është debatuar ashpër. Ajo që askush nuk e vë në dyshim është se njerëzit me tru të shkathët e kanë më të lehtë të shmangin fatkeqësitë e rënda të jetës dhe kanë më shumë gjasa të shijojnë një jetë më të mirë.

Këtë e vërtetojnë edhe sondazhet e kryera krahas provave të OECD-së. Njerëzit që morën rezultate më të larta në provë fitonin paga 75% më të larta se ata që morën rezultate më të ulëta. Dhe duket se fitimet e të qenët i zoti në matematikë dhe shkrim-lexim nuk janë thjesht financiare. Ata njerëz që arritën rezultate më të mira ishin në përgjithësi më të lumtur dhe gëzonin shëndet më të mirë. Ndërsa njerëzit që morën rezultate më të dobëta ishin më dyshues ndaj të tjerëve dhe kishin më shumë gjasa të ndiheshin të shkëputur nga politika. Nuk është nevoja të kesh zgjuarsi të jashtëzakonshme për të kuptuar se kjo mund të sjellë telashe në të ardhmen./ Monitor

Next Post
Dhurata e 2025 për Einxhel dhe Dagz, së shpejti sërish prindër!

Dhurata e 2025 për Einxhel dhe Dagz, së shpejti sërish prindër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In