• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

RENEA rrethon Fushë-Krujën për vrasësin e Kastratit/ Policia shpresë tek dëshmitë për kapjen e autorëve

by Java News
06/02/2021 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar kontrolle blic gjatë ditës së sotme në zonën e Fushë Krujës në kërkim të autorëve të dyshuar të ekzekutimit mafioz të Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

Kontrollet janë kryer në disa shtëpi dhe biznese me qëllim kapjen e personave të dyshuar apo gjetjen e provave për persona të implikuar në këtë vrasje.

Gjithçka ndodhi pasi policia identifikoi një makinë “Audi” që dyshohet se është përdorur në krim, pronari i së cilës rezulton të jetë nga zona e Fushë-Krujës.

Nisur nga këto rrethana dhe të dhëna të tjera, policia dyshon se ekzekutorët e Shkëlzen Kastratit janë vrasës me pagesë nga zona e Fushë-Krujës.

Image result for vrasja e Shkëlzen Kastratit ne fier

Deri më tani janë shoqëruar 7 persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen e gjetjen e autorëve, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim, për të dhënë dëshmitë e tyre.

Një prej dy personave të shpallur në kërkim mësohet se është edhe pronari i “Audi”-t që u gjet në Kamëz, me të cilin mendohet se janë larguar autorët. Po të njëjtat burime kanë saktësuar se për ngjarjen kanë dëshmuar edhe dëshmitarë okularë të cilët kanë parë largimin e mjetit “Range Rover” nga rotondo-ja e Sheqit, vendi ku ndodhi ngjarja, e deri në “Mbikalimin e Baltëzës”, aty ku mjeti brenda të cilit ishte edhe arma e krimit, u dogj.

Madje në momentin kur autori i ka vënë flakën makinës dhe është larguar drejt automjetit që e priste mbi “by-pass”-in, në sallën operative është bërë edhe një telefonatë ku është thënë se një makine i është vënë flaka në këmbët e urës së “by-pass”-it, dhe një i ri ishte ngjitur me shpejtësi drejt rrugës, nga ku dhe është larguar.

g.kosovari

Next Post
Vuçiç reagon pas marrëveshjes Kosovë-Izrael

'Do fillojmë prodhimin e vaksinave anti-COVID, Sputnik V"/ Vuçiç: Do plotësojmë nevojat tona, por edhe për fqinjët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të..

Analisti: Lajm shumë i rëndë që Veliaj do të mbrohet, por s’ka dosje!

February 4, 2026
Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

February 4, 2026
“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

February 4, 2026
Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

February 4, 2026
Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

February 4, 2026
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

February 4, 2026
Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

February 4, 2026
“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

“Për cilën përbaltje kryeministrore flisni?”/ Vijon debati për pagat, Rama-gjyqtarëve: Ju kemi mbështetur me të gjitha forcat

February 4, 2026
Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

February 4, 2026
Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In