Për rreth tre orë terrorizoi lagjen 15 në qytetin e Korçës duke qëlluar me armë, por me ne fund RENEA e arreston 71-vjeçarin.
Edmond Naska, i cili jeton i vetëm, qëlloi 3 herë nga ballkoni i banesës së tij me armë zjarri, ndërsa refuzonte që të dorëzohej në polici.
BalkanWeb mëson se efektivët e RENEA arritën të hyjnë në banesën e të moshuarit pasi prenë kangjellat dhe thyen xhamat.
71-vjeçari nuk bëri rezistencë dhe atij i vënë prangat brenda në shtëpi.