Forcat RENEA kanë zhvilluar gjatë natës një operacion ‘blic’ në Qafë-Plloçë të Pogradecit, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Nga raportimet mësohet se është arrestuar Ilir Berberi. Efektivët kanë rrethuar banesën ku jetonte 52-vjeçari së bashku me gruan dhe vajzën e tij të mitur.
Në momentin e ndërhyrjes ai ka qenë në gjumë dhe kjo ka bërë që të mos kishte rezistencë nga ana e tij.
I shumëkërkuari u kap brenda shtëpisë në kodër që ndodhej rreth 500 m larg të tjerave. Policia në banesë i ka gjetur armë zjarri dhe fishekë.
Më herët, Berberi ka qenë i dënuar për vjedhje, gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje. Po kështu, ai është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale, si vrasja e shefit të komisariatit të Pogradecit, Agron Gjyrezit.
g.kosovari