• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rëndohet situata, shënohen 15 vatra zjarri në disa qarqe brenda 24 orëve

by Java News
10/07/2017 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Temperaturat e larta vijojnë të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit duke krijuar një rrezik të vazhdueshëm për zjarret. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin ka pasur 15 vatra zjarresh në Fier, Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Dibër dhe Shkodër.

Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës për të shuar zjarret pavarësisht terrenit të vështirë. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 175 forca zjarrfikëse me 30 automjete, 50 forca ushtarake si dhe 24 forca vullnetare.

Specialistët e Emergjencave Civile vijojnë të monitorojnë situatën nga afër në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

QARKU GJIROKASTËR

Në kurorën e gjelbër të qytetit të Tepelenës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit për shuarjen e flakëve u angazhuan zjarrfikëse nga Tepelena, Përmeti dhe Gjirokastra.

Për shkak të erës flakët rrezikuan edhe disa banesa që ndodheshin pranë si dhe spitalin e qytetit. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë ndërhyrë edhe 20 efektivë të ushtrisë. Gjatë orëve të para të mëngjesit është ndërhyrë edhe nga ajri me anë të helikopterit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 7 ha me shkurre dhe u shpëtua kurora e qytetit të Tepelenës. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

QARKU SHKODËR

– Në fshatin Melgush, Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Për shkak të sipërfaqes së madhe  në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 30 forca ushtarake për shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe u shpëtuan disa rrënjë ulliri.

– Në lagjen “Dacin”, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me shkurre. Zjarri u riaktivizua në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm dhe në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset  për shuarjen e zjarrit.

– Në kurorën me pisha të qytetit të Pukës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 6 dynym me shkurre.

QARKU FIER

Në fshatin Dushk Peqin, Lushnje, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj.

Për shkak të terrenit të thyer zjarrfikëset kanë përdorur mjete rrethanore, për të shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 8 ha shkurre, blir, dafina dhe 150 rrënjë ulliri.

QARKU DIBËR

  • Në fshatin Çerenec i Poshtëm, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe dushk i ulët. Për shkak të tërrenit të thyer malor, zjarrfikëset kanë përdorur mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynym me shkurre dhe dushk i ulët.
  • Në fshatin Vajkal, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha të ulëta. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me pisha të ulëta.

QARKU ELBASAN

  • Zjarri në fshatin Ermenj, Gramsh u riaktivizua përsëri ditën djeshme. Si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe rreth 1.5 dynym me shkurre dhe përshkroi disa pisha të larta.
  • Në fshatin Çekin, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha të larta. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynym me shkurre dhe përshkroi disa pisha të larta.
  • Në Bradashesh, Elbasan, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre.
  • Në lagjen “Xhami”, Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre.
  • Në fshatin Dumberas, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe pisha dhe u shpëtuan disa rrënjë ulliri.

QARKU BERAT

Në fshatin Dardhë Berat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata u vu nën kontroll dhe zjarri u shua plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha.

QARKU DURRËS

Në rrugën nacionale Plepa-Ndroq-Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre.

QARKU VLORË

Në fshatin Lefterhor Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.

a.ç

Next Post
Nusja i helmoi nënën dhe i akuzoi të atin, befason dhëndri: Nuk ishte e virgjer, desha…

Nusja i helmoi nënën dhe i akuzoi të atin, befason dhëndri: Nuk ishte e virgjer, desha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

February 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

BE nuk prishet, po ne rrezikojmë të mbetemi prapë jashtë

February 1, 2026
Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

February 1, 2026
Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

February 1, 2026
Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

February 1, 2026
“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

February 1, 2026
Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

February 1, 2026
Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

February 1, 2026
“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In