Shumë qytetarë me automjetet e tyre janë të bllokuar për më shumë se dy orë në Qafë Thanë.
Shkak është bërë rrëshqitja e një autobusi dhe një kamioni, duke krijuar kështu radhë të gjata në këtë segment.
Trafiku i krijuar e pamundëson edhe ndërhyrjen e borëpastrueseve.
Ndërkohë, si pasojë e bllokimit të rrugës nga dëbora, është bllokuar edhe pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë.
Era ka bërë që lartësia e borës në rrugë të shkojë gati në 1 metër.
/a.r