Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Shkodër. Si pasojë e një atentati, katër persona kanë mbetur të vdekur, teksa ka dhe të plagosur.
ABC News mëson se dyshohet për dy autorë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov.
Ndërkaq, mësohet gjithashtu se viktimat, në momentin e atentatit, kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip “S class”.
Atentati u regjistrua në lagjen “Dobraç”. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë të cilët kanë rrethuar zonën