Shqipëria ka mbyllur me humbje eleminatoret e Kampionatit Botëror, Rusi 2018, por ka arritur që të ruajë vendin e tretë në grupin G.
Kuqezinjtë kanë grumbulluar 13 pikë në 10 ndeshje, duke lënë pas Izraelin me 12 pikë.
Ashtu siç edhe ishte parashikuar fillimisht, grupin e ka fituar Spanja me 28 pikë, e ndjekur nga Italia me 23 pikë.
Ekipi i De Biazit dhe në katër ndeshje i Panuçit arriti të koleksionojë 4 fitore (me Izraelin, Maqedoninë dhe 2 me Lihteshteinin); 1 barazim (me Maqedoninë jashtë) dhe pesë humbje (2 me Spanjën, 2 me Italinë dhe një me Izraelin.
Në vendin e pestë është renditur Maqedonia, me 11 pikë, ndërsa Lihteshteini nuk ka marrë asnjë pikë.
a.ç











