• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Renditja/ Pagesa për Rrugën e Kombit dhe tarifat në vendet e rajonit

by Java News
27/03/2018 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati i sotëm publik mbi koncesionin e Rrugës së Kombit është një debat i së kaluarës në vendet  fqinje. Vendet që janë në kufi me Shqipërinë kanë kohë që procedojnë në këtë mënyrë për të mos folur pastaj për shtetet e forta të BE-së apo SHBA-në që e kanë praktikë rutinë. Madje, ato kanë shumë akse me pagesë edhe pse me gjatësi shumë më të vogël

Por për të kuptuar më mirë se si është në fakt realiteti sot në Ballkan dhe Europë e për të kuptuar se si politika i trajton akoma shqiptarët sikur s’kanë dalë kurrë jashtë vendit, po ju sjellim më poshtë realitetin e kostove në disa shtete kufi apo me gjerë.

Greqia nga një studim ka tarifa 0,07 Euro/km, Maqedonia 0.06 Euro/km. Shqiperia 0.04 Euro/km. Kjo tregon se tarifat në Rrugën e Kombit janë më të ulëtat.

Në Maqedoni janë shtatë akse rrugore me pagesë. Pagesa varion nga 0,5 euro deri në 5,5 euro, në varësi të aksit rrugor. Në Malin e Zi, pagesa përdoret për rrugët që kanë pasur një kosto të madhe inxhinierike për ndërtimin e tyre. Aksesi në tunelin që shkurton rrugën nga Podgorica për në Bar dhe Ulqin kushton 2,5 euro një drejtim. Një pagesë 4,5 euro aplikohet në segmentin e Tivatit, në rast të përdorimit të transportit ujor për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Përndryshe, kushdo mund të zgjedhë rrugën malore të Kotorit, e cila të nxjerr në të njëjtin destinacion për 1,5 orë.

Në Greqi autostradat janë të shfrytëzueshme vetëm me pagesë. Pagesa për automjete varion nga 3-14 euro, ndërsa për autobusa arrin deri në 65 euro. Në Serbi, pesë akset kryesore rrugore të vendit janë me pagesë. Pagesa për automjete varion nga 1.5 – 6 eurodhe për mjetet e rënda nga 10.5 në 40 euro. Kroacia, gjithashtu ndërtoi një autostradë moderne që përshkron të gjithë vendin nga jugu në veri, duke vendosur një pagesë me të cilat amortizon kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes. Autostrada që nis nga Plloçe, pranë Dubrovnikut, deri në Zagreb, rreth 330 kilometra e gjatë, ka një pagesë prej 35 eurosh. Dalja në kufi me Hungarinë edhe 6,5 euro shtesë. Në Itali, kostoja shkon në rreth 10 cent për kilometër autostradë. Hipotetikisht, një rrugë Tiranë-Durrës në Itali do të kushtonte rreth 600 lekë./LEXO.AL

a.ç

Next Post
Dossier/Rusët e konsiderojnë vdekjen e Gagarinit ende si sekret shtetëror

Dossier/Rusët e konsiderojnë vdekjen e Gagarinit ende si sekret shtetëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

March 31, 2026
“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

March 31, 2026
Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

March 31, 2026
“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

March 31, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

“Nuk ka bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, ministri Ferit Hoxha: Miratimi i IBAR në dorë të vendeve anëtare

March 31, 2026
Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

March 31, 2026
Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

March 31, 2026
Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

March 31, 2026
Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In