• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Renditja/ Ja 10 banesat më të shtrenjta në botë

by A R
17/03/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hidhini një sy shtëpive më të shtrenjta në planet. Disa nga pronarët e shtëpive më luksoze në botë mund të jenë të huaj për ju. Por disa prej tyre i njohim, të gjithë e dimë kush e zotëron Pallatin Mbretëror Buckingham, por a e njeh njeri emrin Tim Blixseth? Ose e njeh njeri miliarderin që ndërtoi pallatin 27-katësh vetëm për vete? Ne besojmë që jo. Atëherë, misteri përfundon këtu. Në këtë listë janë 10 shtëpitë më të shtrenjta në botë dhe personat që i zotërojnë ato.

10-Phillimore Gardens

Vendi: Londër

Vlera: 128 mln dollarë

Pronar: Olena Pinchuk, vajza e Leonid Kuchma, presidenti i dytë i Ukrainës, themeluese e Fondacionit ANTIAIDS.

Detaje: Kjo shkollë e përbërë nga 10 dhoma gjumi u kthye në një rezidencë me pishinë nëntokë, një sauna, palestër, kinema. Ajo është e gjitha e veshur me mermer, ar dhe vepra arti shumë të shtrenjta.

9- Pallati Kensington Gardes

Vendi: Londër

Vlera: 140 mln dollarë

Kensington Palace Gardens

Pronar: Roman Abramovich, miliarderi rus dhe pronari i firmës Millhouse LLC. Presidenti i klubit anglez të Chelsea.

Detaje: E ndodhur në lagjen e miliarderëve të Londrës, kësaj rezidence shumë shpejt do t’i shtohet edhe një fushë tenisi, qendër shëndetësore dhe muze automjetesh.

8- Seven Pinnacle

Vendi: Montana

Vlera: 155 mln dollarë

Pronar: Edra dhe Tim Blixseth, bashkëthemelues të klubit Yellowstone. Divorci dhe falimentimi i klubit i kanë reduktuar pasurinë e tij vitet e fundit.

Detaje: Kjo është prona më e madhe në Klubin Yellowstone, një komunitet privat për ski dhe golf për njerëzit super-të pasur. Shtëpia ka dysheme me ngrohje, shumë pishina, palestër, qilar vere.

7- Kështjella Hearst

Vendi: San Simeon, Kaliforni

Vlera: 191 mln dollarë

Pronar: Të besuarit e William Randolph Hearst, kështjella u ndërtua së pari nga manjati i gazetave, por tani trashëgohet nga të besuarit e tij.

Detaje: Kështjella me 27 dhoma, është përdorur në filmin “Kumbari”, gjithashtu ka mirëpritur John dhe Jackie Kennedy, Clark Gable, Uinston Churchill dhe figura të tjera të shquara.

6- Ellison Estate

Vendi: Woodside, Kaliforni

Vlera: 200 mln dollarë

Pronar: Larry Ellison, bashkëthemelues i Oracle dhe njeriu i tretë më i pasur në botë në vitin 2013 sipas Forbes.

Detaje: Më shumë një kompleks se sa një shtëpi. Ajo përfshin 10 ndërtesa, një liqen, shtëpi çaji.

5- “18-19” Kensington Gardens

Vendi: Londër

Vlera: 222 mln dollarë

Pronar: Lakshmi Mittal, kreu i Arcelor Mittal, prodhuesi më i madh i çelikut, dhe sipas Forbes, një nga njerëzit më të pasur në Indi.

Detaje: Një tjetër pronë që ndodhet në lagjen e miliarderëve të Londrës, “18-19” ndodhet pranë shtëpisë së Princit Ulliam dhe bashkëshortes Kate Middleton. Kjo rezidencë e veçantë ka 12 dhoma gjumi, banjo turke, një pishinë dimërore dhe parking për 20 makina

4-Four Fairfield Pond

Vendi: Sagaponack, Nju Jork

Vlera: 248.5 mln dollarë

Pronar: Ira Rennert, pronare e Renco Group, kompani për prodhimin dhe shkrirjen e makinave. Ka gjithashtu në pronësi miniera.

Detaje: Kjo shtëpi me 29 dhoma gjumi, ka një sipërfaqe që i kalon 4 km katrorë. Ajo ka brenda fabrikën e vet të energjisë. Përmban 29 banjo, një fushë basketbolli, fusha tenisi, 3 pishina dhe një dhomë ngrënieje 27 metra të gjatë.

3- Vila Leopolda

Vendi: Cote D’Azure, Francë

Vlera: 750 mln dollarë

Pronar:Lily Safra, filantrope braziliane dhe e veja e bankierit libanez Uilliam Safra.

Detaje: Kjo pasuri e madhe përfshin një shtëpi tregtare bimësh, një pishinë, një kuzhinë në natyrë, fushë helikopteri dhe shtëpi mysafirësh më të madhe se çdo ndërtesë tjetër milionere. Shtëpia është përdorur edhe për xhirimin e filmit Hitchcock.

2-Antilia

Vendi: Mumbai, Indi

Vlera: 1 miliard dollarë

Pronar: Mukesh Ambani, njeriu më i pasur në Indi, me pasuri 23.6 miliard dollarë, sipas Forbes. Ambani zotëron një kompanie energjie dhe materialesh industriale

Detaje: Antilia nuk është me të vërtetë një shtëpi në kuptimin tradicional. Me një sipërfaqe rreth 37 km katrorë, ajo ka 6 kate parkimi, tre fusha helikopteri dhe një staf prej 600 të punësuarish.

1- Pallati Mbretëror Buckingham

Vendi: Londër

Vlera: 1.55 miliard dollarë

Pronar: Mbretëresha Elizabeta II që sundon prej 6 shkurtit 1952

Detaje: Ende një shtëpi, por jo në shitje. Rezidenca e Mbretëreshës ka kapur një vlerë prej 1.5 miliardësh dollarë sipas Shoqërisë Ndërkombëtare të Ndërtimit në vitin 2012. Ka 775 dhoma, përfshi 19 dhoma shtetërore, 52 dhoma gjumi, 188 dhoma për stafin, 92 zyra dhe 78 banjo.

Next Post

Kuvend, theksi tek mandati i Rakip Sulit, opozita në kuvend vetëm për votimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In