FIFA ka publikuar renditjen e re të shteteve, ku Kombëtarja Shqiptare ka ruajtur vendin e 66-të.
Vendin e parë vazhdon ta mbajë Brazili, i ndjekur nga Argjentina, ndërsa top pesëshen e mbyllin Gjermania, Kili dhe Kolumbia.
Kjo renditje nuk ka qenë e mirë për Kombëtaren e Kosovës, e cila nga vendi i 172-të ka rënë në vendin e 173-të. /a.m.














