Kancelarja gjermane, Angela Merkel është gruaja më e fuqishme e botës, sipas revistës ”Forbes”.
Në vendin e dytë renditet Hillary Clinton, ndërsa në të tretin Janet Yellen, presidentja e FED-it.
Në 20 vendet e para ndodhet edhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në të 19-tin.
Në 10 vendet e para të grave më të fuqishme të botës ndodhet edhe drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde (6).
Melinda Gates, bashkëshortja e miliarderit Bill Gates, ndodhet në vendin e katërt./a.m.