• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rendi dhe siguria pika më e dobët e menusë së verës

by Denis Dyrnjaja
20/08/2024 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Per çdo vit në Shqipëri shkojnë e vijnë pushues a turistë, quajini si të doni se edhe kjo çështje është kthyer në debat të përvitshëm që as nuk ja vlen t’i kushtosh kohë të harxhuar. Ishin të huaj apo shqiptarë ata qe erdhën? Ishin 10 ml sa raporton qeveria, apo ishin më pak sa pretendon opozita? Me çmime të shtrenjta apo me çmime të lira, me plazhe të keqija apo me plazhe të mira? Ia vlejti fjetja, gatimi apo ushqimi etj etj…Të gjitha këto me gjithë debatet, dyshimet, aludimet, hipotezat apo kundërshtimet, janë elementë që do të ekzistojnë e për to çdo vit do të diskutojmë e debatojmë. Ajo për të cilën në fakt nuk duhet të ketë as diskutim, as debat, është çështja e sigurisë dhe e rendit publik. Kjo pikë duhet të jetë thuajse në vlera absolute performance, sepse ka të bëjë me gjendjen psikologjike të shoqërisë, sidomos në kohë relaksi, sikurse janë pushimet, por ka të bëjë edhe me ndjesinë që marrin të huajt që vijnë për të vizituar e përjetuar pushimet në Shqipëri.

Çdo ditë thuajse ka një ngjarje të rëndë kriminale, ose të paktën perceptimi se do të ndodhë është i pritshëm dhe është edhe më keq se vetë ngjarja kur ndodh. Sepse perceptimi është si një morsë psikologjike që e mban të mbërthyer psikologjikisht popullatën dhe në veçanti pushuesit. Mankthi qoftë dhe si ndjesi e largët mos ndodhë pranë plazhit tim, pranë familjes sime, pranë fëmijëve, gruas, burrit, të dashurit apo të dashurës sime është një psikozë shkatërruese. Mos ndodhë në rrugën ku unë kaloj apo lagjen ku banoj. E kështu krijohet presioni dhe trysnia e pasigurisë që është si një lloj laku psikologjik mbytës.

Këtë klimë e shumëfishon edhe media e cila në mungesë lajmesh dhe shpesh edhe në padijësi të pasojës që krijon ngjarja e  kronikës me vrasje e skenarë intrigues më shumë i fryn dhe i kamuflon ato me skenarë bombastikë herë trillues e herë manipulues. E pavarësisht të gjitha këtyre, përsëri askush në këto situata nuk ka përgjegjësi më të posaçme se policia dhe atyre qe menaxhojnë policinë e që janë përgjegjës për të siguruar rendin e qetësinë. Dhe këtu situata vërtetë duket se ka probleme që nuk janë të momentit apo të një periudhe të përkohshme.

Janë akumulim i menaxhimit dhe trajtimit të krimit në terren. Kjo nuk është më çështje statistikash, as numrash krahasimor. Qetësia dhe siguria është çështje përjetimi psikologjik dhe perceptimi emocional. Të dy këta elementë sot janë më të fortë e më prezentë në opinionin publik, referuar ngjarjeve që pasojnë çdo ditë njëra tjetrën. Edhe nga ana psikologjike dhe nga ana perceptimit njerëzit nuk janë te qetë kur dëgjojnë se si dhuna nga rrahjet barbare e deri te atentatet me armë zjarri në mes të rrugëve ndodhin ashiqare. Dhe parandalimi ose është tepër i papërfillshëm, ose nuk ekziston. Kriminaliteti dhe sjellja apo qasja ndaj tij kërkon masa dhe mënyra efikase dhe elastike. Policia e cila është instrumenti i parë i përballjes me krimin po merret më shume me pasojat pasi ngjarjet ndodhin, sesa me parandalimin e tyre. Në këtë mënyrë edhe kostot e punës dhe efektshmërisë së saj rriten dhe rezultatet janë më të pakta, duke u dashur pastaj të merret me gjetje autorësh apo zbardhje shkaqesh që janë më të komplikuar për t’u realizuar.

Ndërkohë nëse krijohet një vizion i ri policor në përshtatje me kushtet dhe sjelljet e krimit në terren, mund të gjenerohen zgjidhje efektive. Situata kërkon një analizë të fenomeneve kriminale, të zonave ku ndodhin dhe të shtresave sociale që përfshihen në to. Policia duhet të krijojë grupe pune me psikologë, sociologë e kriminologë për të analizuar e nxjerrë pikërisht shkaqet për gjendjen, kushtet kriminale dhe njerëzit e ekspozuar në veprimtari kriminale. Çfarë tipologjish kanë ata, zonat ku banojnë, kushtet sociale ku jetojnë, niveli arsimor etj. Psh të gjitha lagjet e kryeqytetit kanë specifikat e tyre të gjendjes social/kriminale. Pra nuk kemi të njëjtat kushte njësoj si në kombinat, në Tiranën e re, apo në Babrru. Po kështu edhe qytetet mes tyre nuk kanë të njëjtat kushte sjelljesh kriminale. Nuk është njësoj Përmeti, me Shkodrën, Tirana apo Durrësi me Sarandën, Elbasani, Fieri apo Vlora me Gjirokastrën.Ndaj nevojitet një krehje analitike e situatës dhe një ndërhyrje e fortë parandaluese duke krijuar një regjistër të të gjithë elementëve dhe kontingjentit aktiv me rrezikshmëri shoqërore të cilët duhet të izolohen dhe neutralizohen me metoda ligjore për të parandaluar ngjarjet kriminale. Një rol të madh në nxitjen e krimit prodhojnë edhe rrjetet sociale. Duhet nje studim me vete edhe për këtë aspekt. Nëse rrjetet sociale janë burim i fortë i gjenerimit të krimit dhe nxitjes së dhunës, duhen marrë masa ligjore për mbylljen e tyre të paktën përkohësisht. Nëse ndjek rrjetin Tik Tok  aty verën haptas se ka një dekadencë social/shoqërore që gjeneron degradim e dhunë. Shteti prandaj është si rregullator e parandalues.

Vetëm duke u angazhuar në një punë të madhe, të thellë e të gjatë analizuese, gjurmuese e goditëse të policisë në bashkëveprim edhe me hallka të tjera shkencore, do të rriten mundësitë parandaluese të krimit dhe kriminalitetit si fenomen. Pra pasi te kesh përpara një pasqyrë te qartë të realitetit, është radha e punës operative, vepruese dhe goditëse e policisë që çon në parandalim Të gjithë njerëzit e dinë kush janë elementët problematikë në qytetet, lagjet apo vendbanimet e tyre. Po policia nuk i di apo bën sikur nuk i di?! Territorin e kontrollon ose policia ose krimi, por versioni më i keq është kur të dyja bashkëpunojnë për ta kontrolluar bashkë në kooperim. Dhe sot ka një perceptim se policia nuk është në lartësinë e integritetit që kërkon popullata e që ky perceptim të shuhet ose zbutet, policia duhet të marrë nën kontroll territorin dhe të jetë zot i saj, jo për të zëvendësuar krimin për të marrë ryshfet apo përfitimin, por t’iu rikthyer njerëzve besimin.

Next Post
JavaNews siguron foton e njërit prej viktimave në Velipojë, dy autorët ende në kërkim

JavaNews siguron foton e njërit prej viktimave në Velipojë, dy autorët ende në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

December 7, 2025
A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

December 7, 2025
Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

December 7, 2025
Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

December 7, 2025
Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

December 7, 2025
Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

December 7, 2025
Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

December 7, 2025
Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

December 7, 2025
Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes

Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes

December 7, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In