• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Relativizimi kriminal i luftës në Ukrainë

by Skënder Minxhozi
17/11/2022 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Shtetet më të fuqishme të botës u mblodhën pak orë më parë në Bali të Indonezisë në formatin G20, për të shqyrtuar një axhendë punimesh e cila u dominua nga lufta në Ukrainë. Për herë të parë që nga fillimi i luftës në 24 shkurt, Kina, India dhe Arabia Saudite ranë dakord të vendosin firmën e tyre në një deklaratë ndërkombëtare ku shprehej “mosaprovimi në termat më të forta, ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe kërkesa për tërheqjen e plotë dhe pa kushte të Rusisë nga territori ukrainas”. Asnjëherë më parë këto vende nuk kishin shkuar kaq larg në gjuhën e tyre ndaj pushtimit të përgjakshëm rus në Ukrainë. Në këtë sens samiti i Balit mund të konsiderohet një fiasko diplomatike për Moskën, e cila ju përgjigj asaj që po ndodhte në Indonezi, me një valë raketash mbi territorin ukrainas, të cilat provokuan ndër të tjera edhe të parin incident me një vend anëtar të NATO-s, Poloninë.

I pyetur para pak javësh nga gazetarët e huaj sesi mund të flejë i qetë teksa në Ukrainë vriten fëmijë të pafajshëm, ministri i jashtëm rus Lavrov dha të vetmen përgjigje-klishe të cilën pala ruse ka dekada që e përdor: shihni sa janë vrarë në të shkuarën! Citoi fëmijët e Donbasit që sipas tij i kanë vrarë ukrainasit në tetë vitet e shkuara, ndërkohë që të tjerë zyrtarë e persona me influencën në Rusi, evokojnë krimet e perëndimorëve në Irak, Afganistan e Siri, si justifikim të krimeve ruse në Ukrainë.

Referimi tek precedentët e mëparshëm të luftrave e tragjedive të shkaktuara nga çmenduria njerëzore në të shkuarën, është një truk hileqar, cinik dhe kriminal nga të gjithë ata që gjejnë justifikim për barbaritë e tyre në librat e historisë. Krimi nuk justifikohet me krim. Nëse amerikanët janë ata që përshkruan Putin e Lavrov, përse vetë ata pranojnë të vihen në pozitën e armiqve të tyre, duke u sjellë si ata?!

Në nëntë muaj agresioni rus ka vrarë dhjetra mijë civilë, ka shkatërruar qytete, ka rrafshuar fshatra, infrastruktura, ka masakruar të moshuar e fëmijë, gra e burra, ka bombarduar spitale e azile pleqsh. Ka kthyer përmbys një komb sovran që akuzohet se po i afrohet shumë Perëndimit. Me këtë Rusia tregoi edhe një herë më tepër se nuk ja fali kurrë pavarësinë ukrainasve, të cilët i konsideron në mënyrë abuzive një variant etnik, gjuhësor e kulturor të vetin.

Prej nëntë muajsh, qëkurse ka nisur lufta në Ukrainë, vijon një debat i nxehtë në vendet perëndimore dhe pjesë të tjera të botës, në lidhje me shkaqet, motivet, autorët dhe përgjegjësit e asaj që po ndodh sot në Ukrainë. Në Evropë e SHBA qeveritë operojnë në prezencën e një opinioni publik mjaft kritik e vigjilent, por edhe në prezencën e mediave e shoqërisë civile të cilat e thonë me forcë fjalën e tyre. Në Perëndim Biden, Macron dhe Scholz nuk e kanë “luksin” që ka Vladimir Putin në Moskë, i cili opozitën dhe mediat i ka kthyer në butafori që nuk ja prishin qetësinë dhe as i venë në rrezik karrierën e stërzgjatur politike.

Rusia ka përdorur të gjthë cinizmin e saj shtetëror këto muaj për të ndërtuar një paralele mes Kosovës dhe rastit të Ukrainës. Ka krahasuar luftimet tetëvjeçare në Donbas me spastrimin etnik tragjik të Kosovës nga Millosheviçi. Ka hequr një paralele mes asaj që ka bërë dikur diktatori i Beogradit, me atë që ka bërë në dekadën e fundit qeveria e Kievit ndaj popullsive rusofone në lindje të Ukrainës.

Kjo logjikë e mbrapshtë përkrahet sot edhe në qarqet pacifiste dhe euroskeptike kryesisht në Evropë, ku precedenti i Kosovës evokohet me një shumë dëshirë si monedhë shkëmbimi për politikën agresive në Ukrainë.

E kotë t’ju kujtosh këtyre avokatëve të paqes me çdo kusht me Vladimir Putinin, se Kosova përbën një rast sui generis, të sanksionuar si të tillë nga Gjykata Ndërkombëtare në vitin 2010, e cila u shpreh me shkrim se pavarësia e Kosovës e vitit 2007 nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Vënia e shenjës së barazimit mes këtij opinioni autoritar ligjor dhe situatës në Ukrainën Lindore, është një abuzim i pastër dhe një sforcim i kotë për të krahasuar atë që kaloi Kosova nën Serbinë, me gjendjen e popullatave rusofone në Donbas.

Në esencë kjo sjellje relativizuese për  atë që po ndodh sot në Ukrainë, është edhe prova e falsitetit të tezave ruse që kërkojnë të justifikojnë një tragjedi të përmasave gjigande në mes të Evropës, duke u kapur pas historisë. Një genocid modern që po i jep një formë të re jo vetëm marrëdhënieve ndërkombëtare, por që ka çuar në zgrip të gjithë sistemin e sigurisë dhe ka futur në krizë institucionet që duhet të garantojnë paqen në botë.

Next Post
SPAK kërkon konfiskimin e apartamentit të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Vetingu e përjashtoi nga drejtësia/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-kryetarit Dedja për shfuqizimin e sekuestros së pasurive

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    Shumë analizë e hollë gazetarie – diplomatike, me sens kritik dhe perspektiv njëherësh, për zgjidhjen e ngërçeve të trasheguara.
    Shumë vleresues.
    Do të shtoja, me pak doza humori, pse nuk kërkon asnjë njeri të emigrojë në RUSI, (me përjashtim të ish diktatorëve – familja Milosheviç, ish presidenti i Ukrainës), por të gjithë duan të emigrojnë në perëndim, SHBA, Kanada, etj….
    Minxhoz, respekt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
“Ishte një magjepsje!”, Salianji flet për takimin me demokratët në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin

“Ishte një magjepsje!”, Salianji flet për takimin me demokratët në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin

January 11, 2026
Pritet rivlerësimi i banesave, ekspertët: Shitësit janë tërhequr nga marrëveshjet, synojnë të fitojnë më shumë në 2026

Trefishohen vlerat e apartamenteve në Shqipëri në 20 vite, në BE çmimi i banesave u rrit me 63.6% në dekadën e fundit

January 11, 2026
Analiza nga CNN/ Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

Analiza nga CNN/ Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

January 11, 2026
Pse politika shqiptare nuk e kontrollon dot fatin e saj

Pse politika shqiptare nuk e kontrollon dot fatin e saj

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In