Një grup i strukturuar kriminal është goditur nga policia greke, ku një person është arrestuar.
Grupi me përbërje shqiptare ishte një nga më të mëdhenjtë në Greqi që sillte gra nga jashtë.
Mediat greke shkruajnë se një mafioz shqiptar bashkë me gruan e tij, kishte ngritur një “zyrë rekrutimi” për gratë që kishin sjellë nga Moldavia për pesë vitet e fundit.
Mes grupit të grave, kishte edhe dy të mitura 16-vjeçare. Ato mbaheshin në shtëpinë e tij dhe detyroheshin që të kryenin 40-50 marrëdhënie seksuale në ditë. Objektivi i tyre ishte që të bënin një xhiro që do të kapte 100.000 euro në tre muaj dhe ata do të merrnin 3.000 si pagesë.
Paratë e prostitucionit, mafiozi shqiptar dhe gruaja e tij, i ka investuar në shtëpi, në lojëra fati, hotele në Milos, pasuri të paluajtshme në Athinë dhe automjete luksoze.
g.kosovari