Pas eksperiencës jo pozitive te Borussia Dortmund spintieri Usain Bolt ka arritur të debutojë në futboll me ekipin e Stromsgodset, që ka vendosur t’i japë një shans xhamajkanit.
31-vjeçari hyri në lojë si zëvendësues në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë U-17. Fatkeqësisht rekordmeni i atletikës nuk arriti të bënte asgjë për të shmangur humbjen 1-0, me golin që ishte pësuar para se ai të futej.
Bolt kishte në fanellë numrin 9.58, në nder të rekordit të tij botëror në garën e 100 metërshit./a.ç










