Ronaldo është rreziku numër një për Bayernin në “Bernabeu”, pavarësisht se nuk u vërejt shumë në ndeshjen e parë në “Allianz Arena”.
Bayern Munichu ndali ecurinë fantastike të Cristiano Ronaldon prej 12 ndeshjeve duke shënuar gol në Champions League, duke llogaritur këtu edhe finalen e edicionit të kaluar, raporton “UEFA.com”, transmeton Gazeta Express.
Por, portugezi është sërish rreziku kryesor për Bavarezët në “Santiago Bernabeu” që do të tentojnë të përmbysin rezultatin prej 1-2 nga ndeshja e parë.Se CR7 është i frikshëm, e tregon edhe kjo statistikë e publikuar nga UEFA.
Ronaldo ka shënuar 13 gola në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, më shumë se çdo lojtar tjetër në histori.
Përveç kësaj, Ronaldo i ka shënuar nëntë gola në shtatë ndeshje Bayernit. (b.an)