Kandidati për kryeministër i Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shënuar një rekord të ri të votave, që ai ka arritur t’i marrë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Sipas mediave në Kosovë, ai ka arritur të marrë 185 mijë vota, numër që nuk është arritur asnjëherë nga asnjë politikan në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputetja kosovare Arbërie Nagavci, ka publikuar disa shifra, ku rezulton se në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në qershor të vitit 2017, Kurti ka marrë 142 mijë vota. Ndërsa dy vite më pas, ai rezulton me një numër më të madh votash në favor të tij.