Rekordet Guinnes 2016
Nga skulptura më e madhe e cizmeve cowboy-s në Teksas tek personi me i shpejtë që i 100 metrat me nallane në Gjermani, janë këto ndër çuditë, që janë përfshirë në Librin e Rekordeve Gines të vitit 2016.
Lista përfshin lapsin më të gjatë në botë, të krijuar në Indi, demin në Kansas me brirët më të gjatë në botë që arrijnë deri në 3 metër.
Qeni Purin, i racës Bigëll nga Ciba e Japonisë, që ia doli të presë 14 topa të vegjël futbolli në një minutë, me dy putrat e para.
Apo lepuri angora 2 – vjeçar Franceska nga Kalifornia, me qimen më të gjatë në botë: 36.5 cm.
Breshka Berti është më e shpejta botë duke thyer rekordin e vitit 1977, me shpejtësi 0.28 metra per sekondë dhe jo më kot e quajtën si Usain Bolti i Breshkave.
Andrea Ortolf nga Gjermania, i cili përshkoi 100 metrat me nallane, për 16.28 sekonda dhe pranoi se ishte shumë e dhimbshme.
Olga Luashcuk, që copëton tre shalqinj me këmbë në një kohë rekord; Oliver Streumpfel që mban sasinë më të madhe të birrës përgjatë 40 metrave.
Revista e Rekordeve Boterore Gines mbush 60 – vjeç. Prej kohës kur u botua në vitin 1955, ka shënuar gjithashtu një rekord botëror, duke shitur 132 milionë kopje në më shumë se 100 vende të Globit.









