“Ecuria e vdekjeve kudo në botë ka një kurbë shumë të qëndrueshme. Vetëm kur ndodhin gjëra të jashtëzakonshme, sic është rasti i pandemisë, kemi kërcitje të kurbës së vdekjeve. Në cdo muaj, për dy vitet e mëparshme kemi pasur një kurbë normale, ndërsa mes 2020 dhe dy viteve të mëparshme kemi një rritje të menjëhershme. Kjo ka ndodhur për cdo muaj, jo vetëm për një muaj. Kjo tregon se shkak është pandemia. Edhe pse 20-30 vitesh kur t’i studiojnë statisticienët vdekjet do të thonë që në këtë vit ka pasur pandemi. Aksidentet unë i ndjek rregullisht dhe nuk ka pasur një shtim të numrave këtë vit. Nuk ka pasur ndonjë kërcitje të shifrës. Nuk ka asnjë shkak tjetër të jashtëzakonshëm që të ketë krijuar këtë kërcim të shifrave. E vetmja gjë e jashtëzakonshme ishte pandemia”, tha Zaloshnja.
Nazarko: Është e vërtetë ajo që thotë Zaloshnja. Po ta vëmë re numri më i madh i vdekjeve është gushti, ndërsa ne jemi liruar në korrik. Në këtë periudhë ne kemi vdekje nga pandemia nga vetë shqiptarët që janë këtu, por kemi parasysh që plazhet tona këtë vit janë stërmbushur nga shqiptarë që janë këtu, por edhe nga ata që jetojnë si emigrantë.
Koni: Rritja e vdekjeve në gusht besoj se ka ardhur nga shtimi i rasteve në qershor dhe korrik. Nëse kemi shumë të infektuar në korrik, rrjedhimisht kemi shumë vdekje në gusht. Ulja e vdekjeve në shtator vjen pasi shumica e njerëzve shkuan me pushime në vende të ndryshme. Në gusht ka pasur më pak transmetim virusi nga njeri te njeriu.