Në një aksion ndërkombëtar policor, që po zhvillohet në këto momente në fshatin Krushopek të Sarajit, është zbuluar një magazinë frutash, ku është sekuestruar një sasi e madhe kokaine, raporton ‘alsat-m’.
Në këtë aksion policor po marrin pjesë edhe pjesëtarë të Policisë Financiare italiane. Aksioni policor është në rrjedhë e sipër, ndërsa nga raportimet e para flitet për një sasi prej 1.3 tonë kokainë.
Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).
/a.r