• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekord në Europë, nënat shqiptare kujdesen më shumë se baballarët për fëmijët

by Java News
02/01/2019 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përkujdesja ndaj fëmijëve është një detyrë që i takon të dy prindërve që sjellin në jetë një fëmijë. Mirë po gratë shqiptare mendojnë se kujdesen për fëmijën më shumë se bashkëshortët.

Pyetjes “A kujdeseni për fëmijët më shumë, më pak apo as sa partneri juaj?” në Anketën e Cilësisë së Jetës nga Komisioni Europian, 84% e grave të pyetura janë përgjigjur se kujdesen më shumë dhe vetëm 15% janë përgjigjur se kujdesen po aq sa bashkëshorti. Kjo është përqindja më e lartë e regjistruar në të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe kandidatët për t’u anëtarësuar.

Burrat e pyetur nuk e kanë pranuar këtë realitet plotësisht, se në Shqipëri gratë kujdesen më shumë ata për fëmijët. Rreth 60% e burrave të pyetur në Shqipëri janë përgjigjur se kujdesen më pak se bashkëshortet, 18% janë shprehur se kujdesen më shumë se gratë e tyre dhe 22% kanë thënë se kujdesen po aq sa bashkëshortet.

Gratë në të gjithë Europën deklarojnë se kujdesen më shumë për fëmijët se partnerët e tyre. Rreth 70% e grave të pyetura në vendet anëtare të BE-së kanë thënë se kujdesen më shumë, 25% po aq sa partneri dhe 5% më pak se partneri. 61% e burrave të pyetur në BE e kanë pranuar se kujdesen më pak se gratë për fëmijët, 11% që kujdesen më shumë dhe 28% që kujdesen po aq.

Përqindjen më të lartë të burrave që kanë pohuar se kujdesen më pak se gratë e tyre për fëmijët e ka Çekia, me 91% të përgjigjeve. Edhe burrat në Hungari mendojnë se kujdesen më pak se gratë e tyre për sa i përket kujdesit ndaj fëmijëve, me 81% të përgjigjeve që kanë pohuar se kujdesen më pak.

Në rajon, përqindjen më të lartë të burrave që janë përgjigjur se kujdesen më pak se gratë e tyre për fëmijët e ka Maqedonia dhe Serbia me 71 dhe 66 për qind të të pyeturve.

Suedia është vendi me përqindjen më të lartë të të përgjigjeve që kujdesen po aq sa partneri i tyre për fëmijët me 47%./MONITOR/a.cupaj

Next Post
Priten ngrica, dëborë dhe stuhi! Portet shqiptare pezullojnë lundrimin

Priten ngrica, dëborë dhe stuhi! Portet shqiptare pezullojnë lundrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In