Autoritetet e Arabisë Saudite kanë kapur 46 milionë pilula amfetamine të fshehura brenda një ngarkese me miell, një rekord për mbretërinë.
Forcat e sigurisë ndoqën ngarkesën teksa mbërriti në Riyadh Dry Port dhe u dërgua në një magazinë. 6 sirianë dhe 2 pakistanezë u arrestuan gjatë mësymjes në ndërtesë.
Direktorati i Përgjithshëm i Kontrollit të Narkotikëve nuk e bëri të ditur emrin e amfetaminës, por Arabia Saudite njihet më së shumti për logon captagon. Ky i fundit është një përzierje amfetamine, kafeine dhe mbushës të tjerë të ndryshëm, një nga drogërat më të famshme mes të rinjve në Gjirin Persik.
Sipas studiuesve , “mërzia dhe kufizimet sociale” si dhe gjetja e lehtë kanë drejtuar përdorimin e captagon në Arabinë Saudite. Droga është përdorur edhe nga ushtarët në luftën civile në Siri sepse thuhet që zbeh frikën në fushëbetejë.
Tregtia globale e captagon po zgjerohet me shpejtësi dhe vitin e kaluar u vlerësua me 5.7 miliardë Dollarë.
/a.r