• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekomandimi pozitiv i KE/ Lulzim Basha: S’duhet festuar, duhet punuar

by Java News
17/04/2018 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me shumë vonesë por reagon ka reaguar dhe kreu i PD Lulzim Basha. Në një postim në facebook, Basha shkruan se ky është një vendim i rëndësishëm, që i paraprin takimit të Këshillit Evropian. “Por sot nuk është momenti për të festuar, por për të punuar. Disa nga vendet kryesore Evropiane janë skeptikë për Shqipërinë, dhe kërkojnë arritje dhe prova të vërteta, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, shkruan më tej Basha.

Postimi i plotë

 Rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë është një vendim i rëndësishëm që i paraprin takimit të Këshillit Europian në 28-29 qershor 2018, kur vendet anëtare do të vendosin për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Para së gjithash, ai është shprehje e vullnetit politik të BE-së për të mbështetur aspiratën europiane të Shqipërisë.

 Por sot nuk është momenti për të festuar, por për të punuar. Disa nga vendet kryesore Europiane janë skeptikë për Shqipërinë, dhe kërkojnë arritje dhe prova të vërteta, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

 Një nga këto vende është Gjermania, parlamenti i së cilës është ende i pavendosur për qëndrimin ndaj Shqipërisë. Sot kam zhvilluar takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, në të cilat kam argumentuar pro hapjes së negociatave si një hap i rëndësishëm në vetvete për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Zhvillova seancë dëgjimore me deputetët e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU, dhe me anëtarët të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme.

Pata takime të vecanta me Johann Wadephul, Nënkryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU dhe Kryetar i Grupit të Punës për Ballkanin, me Gunther Krichbaum, Kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane; me Raporterin e CDU/CSU për Shqipërinë Thorsten Frei, me Këshilltarin e Grupit CDU/CSU për punët e Jashtme dhe sigurinë Joachim Falenski. Takime të rëndësishme zhvillova edhe me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe në kancelarinë gjermane ku u prita nga Këshilltari i Kancelares Merkel për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Dr. Jan Hecker.

 Shpresoj që këto takime të kenë kontribuar sadopak që qeveria gjermane dhe Bundestagu të mbështesë dhe votojë pro hapjes së negociatave, duke i hapur rrugën votës pro të Gjermanisë në qershor. Sikurse shpresoj që edhe Franca dhe Hollanda do të përqafojnë aspiratën e madhe të shqiptarëve për të qënë pjesë e BE-së.

 

Next Post
Komisioni/ PS e mbledh “Shëndetësinë” pa Opozitën

Komisioni/ PS e mbledh "Shëndetësinë" pa Opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com