• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rekomandimet e qeverisë, Çela thirrje drejtuesve të prokurorive: T’i vlerësoni maksimalisht

by A R
18/06/2021 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zhvilluar këtë të premte takimi i përcjelljes së rekomandimeve të qeverisë Prokurorit të Përgjithshëm për luftën ndaj kriminalitetit. Në fjalën e tij, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha se rekomandimet e qeverisë kanë rol thelbësor në drejtim të përqasjes së prioriteteve e objektivave mes ekzekutivit dhe prokurorisë duke mundësuar menaxhimin e duhur të kapaciteteve njerëzore e teknike në funksion të përmbushjes së tyre. Sipas Çelës në takimin që u zhvillua ditën e sotme shfaqet vullneti i përbashkët për ndërmarrjen e angazhimeve në rang institucional për koordinimin e veprimtarisë  në luftën ndaj krimit. Ai i konsideron kyç rekomandimet për goditjen e krimit.

“Duke i konsideruar këto rekomandime si një moment kyç në drejtim të qasjes strategjike që institucionet duhet të kenë në goditjen e krimit, vitin e kaluar ndërmorëm masa konkrete për të rikonceptuar modelin tonë të veprimit në këtë aspekt.  Për herë të parë u miratua udhëzimi për zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave i cili u është dërguar për zbatim të gjithë prokurorive ndërkohë që u miratua edhe një plan veprimi nga ana jonë. Këto masa synuan rritjen e cilësisë së veprimtarisë së prokurorisë, me fokus marrjen e masave që do të konkretizonin këtë vullnet ndërinstitucional për realizimin e objektivave”, tha Çela.

Nga ana tjetër sipas Prokurorit të Përgjithshëm ka ende shumë punë për t’u bërë në drejtimin organizativ dhe matjes objektive të treguesve të prokurorive.

“Është e domosdoshme një përfshirje më e madhe e drejtuesve në ndjekjen e rekomandimeve përmes udhëzimeve të përgjithshme dhe atyre për çështje konkrete, ashtu si dhe përmes masave të tjera natyrës administrative që përveç se optimizojnë organizimin strukturor të zyrave në drejtim arritjes së zbatimit të tyre, krijojnë sisteme të brendshme të vlerësimit të zbatimit të rekomandimeve dhe impaktit në luftën ndaj kriminalitetit.  Nga ana jonë u forcua mekanizmi i monitorimit në drejtim të vlerësimit periodik të masave të marra nga prokuroritë dhe rezultateve të tyre. Duhet të theksoj këtu se për sistemin e prokurorisë mbetet një sfidë ndërtimi i një sistemi efikas të vlerësimit të performancës së zyrave në këtë aspekt ndaj objektiv mbetet standardizimi  i sistemit të vlerësimit të  masave të ndërmarra në drejtim të zbatimit të rekomandimeve nga prokuroritë, si komponent i rëndësishëm i vlerësimit të punës së drejtuesve me ndikim të drejtpërdrejtë në performacën e organit të prokurorisë. Kjo patjetër do të ndihmohej edhe nga një rikonceptim strukturor i rekomandimeve, që merr në konsideratë një sërë faktorësh që determinojnë mundësinë reale të  zbatimit të tyre por edhe që lejojnë matjen e treguesve përmes kritereve objektivë, çka do i ndihmonte të gjitha organet ligjzbatuese në përcaktimin e qartë të strategjive institucionale apo ndërinstitucionale”, tha Çela.

Në fund, Prokurori i Përgjithshëm i tërhoqi vëmendjen drejtuesve të prokurorisë që të vlerësojnë maksimalisht rekomandimet.

“Dua sot t’u tërheq vëmendjen drejtuesve të prokurorive për t’i vlerësuar maksimalisht rekomandimet dhe në vijim të hartojnë plane të qarta veprimi për ndjekjen e tyre, në zbatim edhe të udhëzimit përkatës”, u shpreh Çela.

/a.r

Next Post
Turqia krah Shqipërisë: BE të mos ketë mëdyshje për hapjen e negociatave

Turqia krah Shqipërisë: BE të mos ketë mëdyshje për hapjen e negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In