• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reja me ide të qarta ndaj Andorrës: Nuk do të bëj eksperimente

by A R
24/03/2021 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të nisë fushatën e ndeshjeve kualifikuese për botërorin që do të zhvillohet në Katar nw vitin 2022 të enjten përballë Andorrës. Një ndeshje e lehtë në letër, por që trajneri i kombëtares, Edy Reja nuk ka ndërmend të tolerojë dhe të bëjë eksperimente. Ai u shpreh se në fushë do të hyjnë lojtarët që kanë mentalitetin e duhur dhe ata që kanë krijuar besim tek trajneri.

“Kam ide të qartë për formacionin që do të hedh nesër. Nuk kam ndërmend të bëj eksperimente në këtë ndeshje. Do të mbështetem tek lojtarët që kanë krijuar mentalitetin e duhur dhe tek ata që kam besim. Kemi dhe dy ndeshje të tjera dhe do të bëjmë zëvendësimet e duhura për të provuar lojtarë të tjerë. Prandaj kam bërë një thirrje për 28 lojtarë he normalisht nuk mund të grumbullohen të gjithë. Formacionin e kam vendosur. Sa i përket përgatitjeve kemi pasur pak ditë. Unë kam bërë një seancë të plotë stërvitore vetëm ditën e djeshme. Nuk është një gjë shumë e mirë, por do të gjejmë zgjidhjet me lojtarët që kemi dhe besoj se kemi punuar mirë”, tha ai.

Por çfarë objektivash ka Shqipëria në një grup me kombëtare si Anglia, Polonia dhe Hungaria? Reja nuk bën dot parashikime, por tregon se çfarë duhet të ketë ekipi kombëtar për të patur rezultate sa më të mira.

“Nuk mund të bëj parashikime sa i përket objektivit që do të ketë Shqipëria në këtë grup, por duhet ndryshim mentaliteti, duhet më shumë siguri. Ekipi duhet të ketë kurajo dhe aspak frikë. Duhet të ketë ekuilibër. Duhet të jemi shumë të fortë edhe psikologjikisht është ndryshe situata në klub dhe ndryshe në kombëtare. Në klub të lejohet të bësh edhe ndonjë gabim pasi rikuperohet. Në kombëtare duhet mbajtur tensioni lart i lojtarëve dhe skuadrës pavarësisht kundërshtarëve që kemi përballë”, tha Reja.

Në konferencën përpara ndeshjes foli edhe portieri Etrit Berisha i cili tha se është shumë e rëndësishme që këto eliminatore të nisin me këmbën e mbarë.

“Sigurisht është një ndeshje e rëndësishme, e njohim kundërshtarin. Kemi luajtur me Andorrën. Në ndeshjen në shtëpi bëmë disa gabime që nuk duheshin bërë. Nesër do jetë një ndeshje tjetër dhe do mundohemi të jemi të përqendruar dhe të përgatitur. Është shumë e rëndësishme për ne ta nisim me këmbë të mbarë”, tha Berisha.

/a.r

Next Post
Pse askush s’e njeh emrin e kësaj gruaje në Shqipëri?

Pse askush s’e njeh emrin e kësaj gruaje në Shqipëri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In