• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rehabilitohen trotuaret në Rrugën e Kavajës, korsi e dedikuar për autobusët

by Java News
20/01/2019 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rruga e Kavajës, një nga akset kryesore të kryeqytetit, ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm. Pas rehabilitimit të rrjetit të ujësjellës kanalizimeve dhe ndërtimit të korsive të dedikuara për biçikletat, Bashkia e Tiranës ka nisur një investim të rëndësishëm për ndërtimin e trotuareve të rinj. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet dhe theksoi se rikonstruksioni i plotë i trotuareve do t’i japë mundësi qytetarëve që të lirojnë aksin e dedikuar për biçikletat.

“Ndërhyrja kryesore ishte aksi qendror për biçikletat. Është një qytet që po i përqafon biçikletat, shumë të rinj po hipin mbi dyrrotakë dhe kjo është e ardhmja. Sheshi “Skënderbej”, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri, Liqeni, janë objekte ikonike, por ne na duhet që lëvizshmëria jonë të jetë një pedonale cilësore, ndaj dhe jam shumë i lumtur sot që në rrugën e Kavajës po bëjmë një shtrim të të gjithë trotuareve. Do t’u kërkoj banorëve që, me të mbaruar investimin e trotuareve cilësore tek rruga e Kavajës, të lirohet aksi qendror ekskluzivisht për biçikleta, dhe pastaj të gjithë këmbësorët të përdorin dy trotuaret anësorë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi se ky është një investim që do t’i rezistojë kohës, duke qenë se Bashkia e Tiranës ka kryer të gjitha punimet nëntokësore që lidhen me rrjetin e ujësjellësit dhe telekomunikacionit. Sistemimi i trotuareve po shoqërohet gjithashtu me lirimin nga pengesat dhe ndërtimin e rampave për PAK. “Nuk është prekur që në vitet ‘50-‘60, kështu që jam shumë i lumtur që i kemi hyrë me themel, fillimisht me tubacionet e Ujësjellës-Kanalizimeve. Kanë qenë të gizës, të kohës së ‘xhaxhit’, shumë të amortizuara dhe të tejkaluara. Por, tani që rrjeti i ujësjellësit është vendosur, jam shumë i kënaqur që po vazhdojmë edhe me hapësirat pedonale në të dyja trotuaret”, deklaroi ai.

Kreu i Bashkisë kërkoi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve. Veliaj nënvizoi se edhe 2019-ta do të jetë sërish një vit aksioni për të bërë një qytet të aksesueshëm për të gjithë. “Dua të ftoj të gjithë banorët të tregojnë bashkëpunim, teksa mbarojmë gjysmën e mbetur për të shkuar deri tek “21-shi”. Ne do ta përqendrojmë të gjithë vëmendjen tonë në zonat kapilare dhe lagjet. Ato zona të cilat kanë identifikuar tashmë, me Bashkinë, një hapësirë për një shesh rekreativ ose kënd lodrash, ky do të jetë prapë një vit aksioni. Ndërkohë, e gjithë ndërmarrja jonë do të fokusohet në kryqëzime, për të ulur rampat dhe për t’u siguruar që të jemi një qytet i aksesueshëm për ata që janë me karrige me rrota, për prindërit që shtyjnë karrocat me fëmijë”, tha ai.

Kryebashkiaku bëri të ditur se ashtu sikurse tek Unaza, edhe në rrugën e Kavajës do të ketë korsi të dedikuara për transportin publik. “Një qytet i mirë, nuk është një qytet që mbron ose investon vetëm për atë 20% që ka makina, por edhe për 80% tjetër që ecën në këmbë, me biçikletë, me autobus. Kjo do të thotë se ashtu si Unaza, edhe në Rrugën e Kavajës do të kemi një korsi të dedikuar për autobusët. Brenda 2-3 vitesh në Tiranë do të jetë më e thjeshtë të shkosh me biçikletë ose me autobus, sesa me makinë, nga pika A në pikën B. Unë besoj se ky është qyteti i së ardhmes”, nënvizoi Veliaj.

a.cupaj

Next Post
Modriç nuk largohet nga Reali: Jam shumë i lumtur në Madrid

Modriç nuk largohet nga Reali: Jam shumë i lumtur në Madrid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In