• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjistrimi i pronave, ja si të sorollasin në zyrat e shtetit

by A R
31/03/2016 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

11 vjet përplasje dyerve të komunës, bashkisë, prefekturës dhe hipotekës  për të regjistruar pronën të cilin vetë  shteti ia kishte dhënë me ligjin 7501. Ju deshën një dekadë që të merrte një lloj sqarimi nga zyrat e hipotekës ,që deri më sot nuk e informonin siç duhet, duke shamngur në këtë mënyrë edhe zbatimin e ligjit.

Për këtë arsye zoti Feta Cane iu drejtua emisionit Fiks Fare. Banori i fshatit Leshincë  të Pogradecit, pretendonte se nga komuna Cerravë i është dhënë një siperfaqe  tokë me ligjin 7501, në vitin 2005. Tokë kjo e cila kishte qenë dikur në pronësi të familjes Cane. Aplikimi më I fundit, në janar  të vitit 2015 për regjistrim të pronës pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Pogradec kishte marrë një tjetër  përgjigje negative. ZRPP Pogradec, nuk ja regjistronte pasi i kërkon të plotësojë dokumentet tekniko – ligjorë.

Sipas informacionit që Fiks Fare mori pranë këtij institucioni, nga komuna Cërrave në të njëjtin vit  është  kërkuar  rikthimi i dokumentacionit të nisur nga komuna,  me arsyetimin se  e njëjta sipërfaqe  toke , pretendohej  të ishte  ndarë   edhe nga komuna Dardhas. Kështu asokohe ky akt, nuk u  konfirmua  nga Qarku. Konfirmimi do të bëhej kur  të saktësohej nëse kjo  tokë ishte  nën administrimin e  komunës Dardhas apo  komunës Cërrave.

Këtë situatë e qartësoi gjykata e Pogradecit, dhe më pas Gjykata e Apelit Korçë, ku  me një vendim të formës së prerë  u faktua se kjo pronë ishte nën  juridiksionin  e komunës  Cërrave. Pas vendimit të gjykatës, sërisht Feta Cane nuk mundi ta regjistronte pronën e tij. Kryetari i ZRPP-së  Pogradec, Nexhip Shkullaku,  pretendon se nuk i kishte ardhur zyrtarisht nga bashkia Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi. Sipas tij, zyrtarisht është kjo e fundit, që duhet ta pëcjell  këtë Akt,  pranë ZRPP-së.

Për kameran e Fiks Fare Nexhip Shkullaku, kryetar i zyrës së regjistrimit Pogradec deklaroi: “Ne si zyrë nuk e kemi Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi të zotit Feta Cane. Dhe kjo duhe të përcillet pranë zyrës nga komuna ose bashkia. Bashkia është Institucioni përgjegjës për grumbullin e të gjithë Akteve kur nuk janë të depozituara këtu. I konfirmojnë me plan vendosje dhe i dërgojnë pranë zyrës vendore. Ky dokument mua nuk më ka ardhur deri më sot.”

Për sa i takon vendimit të gjykatës së Apelit Korçë, ai pretendon se është një vërtetim fakti  juridik, për përcaktimin e juridiksionit se kujt i përket kjo tokë. Megjithatë Fiks Fare kërkoi sqarim edhe nga juristja e këtij institucioni, e cila pasi pa dokumentacioni deklaroi se nuk ka lidhje me vërtetimin e një fakti  juridik. Por vetëm faktimin  se kjo tokë e ndarë është nën juridiksionin e komunës Cërravë.

Përpara këtyre fakteve, kryetari i zyrës së regjistrimit tha se do t’i rishikonin edhe njëherë përgjigjet. Regjistruesi këmbënguli për kameran e Fiksit,  që ky Akt, duhet  t’i  vijë  zyrtarisht nga Bashkia dhe se ai nuk i është drejtuar kësaj të fundit  me një shkresë, por  prefekturës Korçë. Madje thekson se pranë  zyrës që ai drejton, nuk është i arshivuar ky akt edhe pse me anë  të një  shkrese zyrtare i kërkon Komisionit të Vlerësimit, pranë prefekturës Korçë,  konfirmimin e vlefshmërisë ligjore  të AMTP-së në  emër  të zotit Feta Cane.
Ndërkohë prefektura e Korcës e njhihte shumë mirë rastin e këtij qytetari, pasi kishin dërguar shumë shkresa ZRPP për problemin e zotit Cane.

Fiks Fare, intervistoi  juristin e Prefekturës, z. Dorjan Kaçorri. “Ne  njohim  shumë mire rastin e zotërisë, Feta Canes,  pasi kemi  shkëmbyer disa herë shkresa.  Në njërën nga to ZRPP-ja Pogradec na kërkon të konfirmojmë  AMTP-në. Ne i kemi kthyer përgjigje që ne nuk konfirmojmë  por verifikojmë ligjshëmërinë. Ndaj i kemi kërkuar në bazë të ligjit të na bëjnë edhe një relacion për arsyen e kësaj kërkese.  Ka kaluar gati një vit dhe nuk kemi marrë akoma një përgjigje,” deklaroi ai.

Për shkak se komunat nuk ekzistojnë më dhe tani ka vetëm njësi administrative në varësi të bashkive, Fiks Fare  kontaktoi kordinatorin e njësive administrative pranë bashkisë  Pogradec, z. Nexhmi Torra. Ky i fundit deklaroi se as pranë kësaj bashkie,  në asnjë kohë nuk ka ardhur ndonjë kërkesë nga Zyra e Regjistrimit Pogradec lidhur me çështjen e zotit Feta Cane. Ashtu si nuk ka ardhur asnjë ankesë as nga  z. Feta Cane.

Ligjërisht, sipas tij është ZRPP-ja ajo që duhet t’i drejtohet bashkisë me një kërkesë, më pas njësitë administrative venë në lëvizje  institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi. “Zoti Cane është i lutur të bëj një ankesë pranë bashkisë dhe në do ta ndjekim rastin e tij” – shtoi z. Torra.  

Next Post

Pensionohet Alvaro Recoba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In