Gjykata ka shtyrë për në datën 1 nëntor seancën për regjistrimin e ndryshimeve në statutin e Partisë Demokratike, nga Lulzim Basha. Sipas këtyre ndryshimeve, Basha rikonfirmohet kryetar i kësaj force politike, por i duhet edhe kjo betejë ligjore për hyrjen në fuqi të vendimeve të marra nga ai.
Vendimet kanë hasur kundërshtimin e “pjesëve” të tjera të PD, ajo e “Rithemelimit” apo deputetëve që mbështesin Gazment Bardhin, ky i fundit i përjashtuar nga partia me vendim të Bashës.
Palët në proces u legjitimua në cilësinë e përfaqesuesve te Komisionit te Rithemelimit, Çlirim Gjata dhe Franc Nuri.
/a.r