• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Regjistrimi i emigrantëve, Rama: Votimi i tyre, hapi i radhës

by A R
11/12/2015 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata janë prej 25 vitesh një prej burimeve kryesore të të ardhurave në vendin tonë, por nuk mund të votojnë pasi janë jashtë vendit.

Kryeministri Edi Rama premtoi se po punohet për ti dhënë këtë të drejtë të gjithë shtetasve që hjetojnë në emigracion. Kjo sipas tij dotë vijë si hap i mëtejshëm, pas hapit të parë të regjistrimit të shqiptarëve kudo që ndodhen.

“A do të votojnë emigrantët në zgjedhjet e jashtme, këtë përgjigje s’mund ta japim pasi janë shqiptarët ata që duhet të regjistrohen në fillim. Është hata e madhe. Janë bërë fushata nga 1992 në Greqi apo Itali. Zotohen se do votojnë emigrantët në çdo proces zgjedhor. Ky nuk është një proces i lehtë, por si ka mundësi që askush që mori pushtetin nuk bëri asnjë hap për ti regjistruar. Është kollaj të thuash që ‘u zgjodhët ju prandaj po ikin shqiptarët’, ndërkohë që arsyeja e ikjes së shqiptarëve janë shumë më të thella në histori”­ tha Rama.

Problemi i mungesës së një sistemi të mirëfilltë adresash në Shqipëri për kryeministrin Edi Rama është një gabim i rëndë i shtresës politike 25-vjeçare në Shqipëri. I pranishëm në aktivitetin për prezantimin e projektligjit për “Regjistrimin e emigrantëve”, Rama zgjodhi të citojë një prej shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptar për të treguar të keqet që sipas tij i kanë bërë politikanët vendit.

“Konica ka thënë Shqipëria, lindi nga zoti shpëtoi nga rastësia, politikanët e kanë vrarë”, – deklaroi Rama.

Sipas Kryeministrit Rama, mungesa e një sistemi adresash, është shëmbëlltyra e mungesës së shtetit.

“Ky është një proces fatkqësisht historik, për faktin se jemi nga të paktët vende të botës, pas sistem adresash. Jemi i vetmi vend i Europës, dhe besoj nga të paktët vende të botës me një sistem, ku tjetërkund je, tjetërkund banon, tjetërkund shfaqesh. Një sistem, që është besoj unë shëmbëlltyra më domethënëse e mungesës së shtetit dhe e boshllëkut që ka lënë shteti në përmbushjen e detyrës së vetë më parësore, të dijë ku i ka njerëzit e vet dhe t’u mundësojë të gjithë atyre shërbimet që u takojnë. Vende që funksionjnë janë ato me adresa, vende që nuk funksionojnë janë ato pa adresa”, tha kreu i mazhorancës.

Më tej, ai e vlerësoi si mjaft të rëndësishëm projektligjin “Për regjistrimin e emigrantëve”, që sipas ramës, do t’i shërbejë çso shqiptari për të marrë shërbimet e shtetit shqiptar në vendin ku jeton.

“Ata që migrojnë për të realizuar një shpresë, dhe sigurisht me nxitjen e brendshme se do të gjejnë një jetë më të mrië, janë një pasuri që asnjë shtet dhe asnjë shoqëri, nuk ka luksin ta lëri jashtë. Shqipëria, dhe për shkak të mungesës së një shteti serioz, ka 25 vjet, çerek shekulli që këtë pasuri e ka lënë jashtë. Çdo shqiptar e di se sa ka hequr për 25 vjet për të marë një çertifikatë. Duhet të çonte, dhe vazhdon edhe sot, një prokkuroë familjes, familja duhet të shkonte në prefekturë, nga prefektura duhet të gjente përkthyes të autorizuar, më pas në Ministri të Jashtme dhe duhet të merrte pëlqimin që të shkonte në gjendje civile. Njësoj si një i huaj. Më keq. Si një i huaj në kohën që kërkonte vizë. Dy muaj i kushtonte një të huaji në regjimin e Hoxhës që të merrte lëjë hynte apo jo në Shqipëri. Kaq do një shqiptar të mari dokument. Kemi një regjistër të gjendjes civile, ku popullsia është 4.4 milionë banorë. Do të duhej një konferencë e tërë, që si kamundësi, një komb i kërcënuar për herë nga aneksimet, nga goditjet e armiqve, tanë, asnjë herë këtu në Shqipëri nuk kemi parë si prioritet të regjistrojmë sa jemi, por ngelëm duke mbajtur kufirin 3 milion..3 milion..3 milion..Duhet një refleksion i thellë çfarë e ka prodhuar këtë politikë armiqësore. Kemi një problem neve, se 4.4 milionëshi është i paprovuar, për shqiptarët që janë jashtë. E vetmja e paprovuar është se nga 1990 deri sot jashtë Shqipërisë kanë lindur 300 mijë vetë”, – tha Rama.

Tahiri: Shteti ju shërben kudo ku jeni

Ministria e Brendshme ka nisur prezantimin e projektligjit “Për regjistrimin e emigrantëve”. Në një aktivitet të posaçëm, Ministri i Brendshëm Tahiri, u bëri thirrje të gjithë emigrantëve të regjistrohen, pasi në këtë mënyrë do të marin shërbimet e shtetit të tyre edhe pse mund të jenë mijëra kilometra larg.

“Nëse je emigrant që do vendin tënd, regjistrohu, kjo është kontrata e re patriotike. Nuk ke pse të ushëtosh mijëra kilometra për një shërbim. Është shteti që e ka për detyrë t’ju shërbejë në banesën ku banoni, qoftë në Itali, Greqi, në vendet e BE apo kontinente të tjera. Kjo ndryshon marrëdhënien me shqiptarët që kanë jetuar jashtë, dhe kjo përmes regjistrimit.Lëshimi i çertifikatave për emigrantët, janë disa nga shërbimet parësore apo kryesore që jepen menjëherë. Por të tilla ka pafund”, -tha Tahiri.

Kreu i Minsitrisë së Brendshme sqaroi edhe mënyrat e regjistrimit të emigrantëve, që janë dy, ajo përmes regjistrimit fizik dhe online.

“Dy mënyra për tu regjistruar, mënyra e regjistrimit fizik, të paraqitesh te ambasada, konsullata apo një institucion në Shqipëri. Ne mendojmë që dixhitalizimi, rruga e regjistrimit nga kompjuteri i shtëpisë të mjafton për t’u regjistruar, dhe për të ndriçuar Shqipërinë jashtë Shqipërisë. Është detyrimi i shtetit shqiptar për të trokitur në çdo derë dhe për të dhënë shërbimet. Regjistrimi ëhstë falas”, – tha Tahiri.

Next Post

Foto-galeri/ Fanny Neguesha më seksi se kurrë, ja çfarë ka humbur Balloteli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In