• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Regjistrimi deri në janar, ja sa banorë ka Shqipëria

by Aalison Pearse Stevens
20/02/2016 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2016 ishte 2.886.026 banorë, duke pësuar një rënie prej 6.276 banorësh, krahasuar me atë të 1 janarit 2015.

Sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave, INSTAT, nga kjo popullsi, 1.461.326 janë meshkuj dhe 1.424.700 janë femra. Raporti gjinor i popullsisë së Shqipërisë është 102,6 meshkuj për çdo 100 femra. Mosha mesatare e popullsisë, bën të ditur INSTAT, është 34.7 vjeç.

Ngjarjet demografike dhe ndikimi i tyre në ndryshimin vjetor të popullsisë.

Lindjet: Gjatë vitit 2015 numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë 33.221, nga të cilët 17.365 ishin meshkuj dhe 15.856 ishin femra. Raporti gjinor në lindje për vitin 2015 ishte 109,5 meshkuj për çdo 100 femra.

Vdekjet: Gjatë vitit 2015 në Shqipëri kanë ndodhur 22.422 vdekje, nga të cilat 11.839 ishin meshkuj dhe 10.583 ishin femra. Shtesa natyrore për vitin e kaluar ka qenë 10.799 persona.

Emigrimi: Në vitin 2015, u vlerësua të jenë larguar nga vendi 42.922 persona ku 52,6 % e zinin meshkujt.

Imigrimi: Në të njëjtin vit numri i imigrantëve në Shqipëri u vlerësua të jetë 25.846 persona. Migracioni neto gjatë vitit të kaluar ka qenë -17.076.

Rrjedhimisht popullsia e Shqipërisë ka pësuar një rënie prej 6.277 personash (10.799 shtesa natyrore -17.076 migracioni neto).

Ndryshimet vjetore të komponentëve demografikë:
Gjatë vitit 2015 numri i lindjeve ka pësuar një rënie prej 2.539 lindje ndërkohë numri i vdekjeve është rritur me rreth 1700 persona krahasuar me vitin 2014. Gjatë vitit 2015 migracioni neto në Shqipëri në krahasim me vitin 2014 pësoi rënie me rreth 1000 persona.

Popullsia më 1 Janar 2016 sipas qarqeve.
Qarku Qarku me popullsinë më të lartë në Shqipëri mbetet Tirana me 811.649 (28,1%) banorë, e ndjekur nga Fieri me 312.488 (10,8%) dhe Elbasani me 298.913 (10,4%) banorë. Qarqet me popullsinë më të ulët në vend janë Gjirokastra, Kukësi dhe Dibra, respektivisht me nga 70.331, 84.035 dhe 134.153 banorë.

Nga të gjitha qarqet vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë njohur rritje të popullsisë, ndërsa popullsia e të gjitha qarqeve të tjera ka pësuar rënie. Qarku me rritjen më të madhe të popullsisë është Tirana me një rritje vjetore prej 1,36 %, ndërsa qarku me rënien më të lartë të popullsisë është Gjirokastra me një rënie vjetore prej 2,57 %. Qarku me raportin gjinor më të lartë është Dibra me 108,0 meshkuj për 100 femra, ndërkohë që në qarkun e Tiranës ky raport është më i ulëti me 99,5 meshkuj për 100 femra.

Next Post

Agnesa Vuthaj: Me serb nuk lidhem kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In