• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjistrimet për në universitete të hapura edhe në fundjavë

by A R
02/09/2017 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i regjistrimit në universitete do të vazhdojë pa ndërprerje edhe në fundjavë, duke u dhënë mundësinë të gjithë kandidatëve që të regjistrohen në degën ku janë shpallur fitues.

Drejtoria e Komunikimit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës nëpërmjet një komunikimi zyrtar njofton të gjithë maturantët e shpallur fitues në raundin e parë që të paraqiten pranë sekretarive mësimore përkatëse dhe të vazhdojnë procedurat për regjistrim edhe ditën e shtunë e të diel.

Ndërkaq, edhe ditën e djeshme, në fakultetet e Universitetit të Tiranës regjistrimet vazhdonin, ku përfaqësues nga Fakulteti i Shkencave Sociale bëjnë me dije se që prej datës 29 gusht deri mesditën e ditës së djeshme numri i studentëve që janë bërë pjesë e programeve të studimit në këtë fakultet ka arritur në 70.

Kur jeni fitues?

Aplikantët duhet të kenë kujdes dhe të verifikojnë në kohë reale në portalin ‘U-Albania’ renditjen e pikëve, klasifikimin dhe lirimin e hapësirave në degët që dëshirojnë. Në momentin që kandidati hyn në portalin ‘ualbania.arsimi.gov.al’ me kodin personal, i shfaqet tabela me programet e studimit ku ai ka aplikuar.

Në rastin kur dega ose degët shfaqen me ngjyrë të gjelbër, maturanti është fitues; kur shfaqen me ngjyrë të verdhë është një sinjalizim që tregon se kandidati është fitues për shkak të lirimit të kuotave, por që ende duhet pritur për azhornimin e listës. Vetëm në momentin që degët me ngjyrë të verdhë të kthehen me ngjyrë të gjelbër, maturanti do jetë fitues dhe mund të regjistrohet brenda afatit 48-orësh në sekretarinë mësimore, për të mos humbur të drejtën e studimit në atë program.

Të gjithë kandidatët, në bazë të udhëzimit të nxjerrë nga MAS, duhet të dinë që degët e shfaqura me ngjyrë të kuqe tregojnë se aplikanti nuk rezulton fitues në atë program studimi, sepse nuk ka arritur pikët minimale apo janë zënë të gjitha kuotat e paracaktuara në atë degë. Ndërsa në të gjitha ato raste kur programet e studimit shfaqen me ngjyrë gri do të thotë që maturanti nuk është fitues, pasi është përjashtuar nga kriteret e degës, është regjistruar në një program tjetër studimi, ose është përjashtuar pasi nuk ka bërë regjistrimin në kohë në degën e shpallur fituese.

Regjistrimi

Deri në datën 11 shtator do të vijojë procesi i regjistrimit të aplikantëve, çka shënon dhe përfundimin e raundit të parë. Në këtë interval kohor, lista e fituesve do të ketë ndryshime orë pas ore, ku një pjesë e maturantëve do të zgjedhin të regjistrohen në programin fitues të studimit, ndërkohë që pjesa tjetër do të presë lirimin e vendeve të reja.

Vlen të theksohet fakti që në momentin që një kandidat regjistrohet pranë sekretarisë përkatëse në një nga degët fituese, humb në këtë mënyrë mundësinë të regjistrohet në degët e tjera fituese. Në sistemin ‘online’ do i shfaqet me ngjyrë të gjelbër programi ku është regjistruar e me ngjyrë gri të gjitha degët e tjera fituese ose jo nga të cilat kandidati automatikisht është fshirë nga listat.

Raundi i dytë

Procedurat e aplikimit të raundit të dytë do të rifillojnë në periudhën 15-22 shtator 2017. Në këtë fazë do të kenë mundësi të aplikojnë të gjithë ata kandidatë që nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë; nuk janë shpallur fitues në asnjë degë edhe pse kanë aplikuar online; të gjithë ata që kanë aplikuar ‘online’, por s’kanë arritur të regjistrohen si dhe kandidatët që janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë./g.sh/a.m.

Next Post
DROGA NE KURBIN/ Skema si FNSH monitoronte nga mali trafikantët e drogës

Grushte policëve, prangosen 3 "të fortë" nga Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In