• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjistri i mediave online në Maqedoninë e Veriut, lista do publikohet në janar 2020

by Java News
18/12/2019 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizatat e medias në Maqedoninë e Veriut hartuan regjistrin e medias online dhe ky regjistër përfshin 72 anëtare. Përfaqësuesit e organizatave “Këshilli për Etikë në Media” dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) të cilat e kanë përpiluar atë thonë se regjistri pason debatet për nevojën e adresimit të problemit nga puna e medias online.

Organizatat vlerësojnë se vetërregullimi për nxitjen e profesionalizmit në media është një zgjidhje e fuqishme dhe se regjistri është bërë sipas kritereve të aritura midis Këshillit për Etikë dhe SHGM-së në bazë të praktikave në shoqëritë e zhvilluara demokratike dhe Këshillit të Evropës dhe se është dëgjuar po ashtu edhe komuniteti i gazetarëve, medias e biznesit në Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias, Harlem Desir, ka shprehur mbështetjen e tij për regjistrin e vetë-rregullimit të medias online në Maqedoninë e Veriut, që u njoftua të mërkuren nga Këshilli për Etikë në Media së bashku me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Odën Ekonmike.

“Vetë-rregullimi i medias është një mekanizëm i dobishëm për promovimin e cilësisë së informimit, ruajtjen e lirisë editoriale dhe fuqizimin e bësueshmërisë së medias”, është shprehur Desir.

Nisma kërkon promovimin e vetërregullimit të medias online përmes fondeve transparente, mes tjerash; zotimin e medias online për respektimin e Kodit të Gazetarëve dhe publikimin e vendimeve nga Këshilli për Etikë në Media.

“Shpresoj se kjo punë e përbashkët nga disa organizata në Maqedoninë e Veriut do të jetë e dobishme për platformat e medias online si dhe për vetë komunitetin e gjerë të medias”, thuhet në komunikatën e përfaqësuesit të OSBE-së për lirinë e medias, Harlem Desir.

Shoqatat mediatike të cilat hartuan regjistrin thonë se “publiku do të ketë mundësi të shohë se kush i respekton standardet dhe kush përhapë lajme të rreme; kujt t’i besojnë dhe shkrimet e kujt duhet marrë me rezervë”.

Lista e plotë e medias online do të publikohet në janar të vitit 2020. /Voa/

Next Post
Rikthehet gripi i syrit, okulistja: Nëse nuk trajtohet dëmton shikimin

Rikthehet gripi i syrit, okulistja: Nëse nuk trajtohet dëmton shikimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In