• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Regjisorja Elezi: Suksesi i “Botës” është tredimensionaliteti i personazheve

by
06/05/2015 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në skaj të një zone të largët moçalore, Juli, Nora dhe Beni punojnë në një fshat të izoluar në Shqipëri ku familjet e tyre ishin internuar gjatë komunizmit. Me fantazmat e së kaluarës që kanë zënë vend në ndërgjegjen dhe shpritrat e tyre, personazhet e filmit shqiptar “Bota” janë të brishtë dhe të papërkryer, dhe çka është më e rëndësishme, thellësisht njerëzorë.

“Bota” është emri i kafenesë ku ata punojnë dhe një metaforë për ëndrrat e brezave të ndryshëm të pasqyruar në film. Filmi, pasi ka marrë pjesë me sukses në disa konkurrime në Evropë, u shfaq këto ditë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Francisco, ku është kandidat për çmimin Golden Gates, dhe në Festivalin e Filmit të Evropës Juglindore në Los Angeles.

Regjisorja dhe skenaristja e filmit, Iris Elezi e cila po merr pjesë në këto festivale, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se megjthëse plagët e kaluara nuk janë shëruar plotësisht, filmi  “Bota” “zgjedh jetën, dashurinë dhe ka shumë dritë” dhe megjthëse ajo si regjisore merret me një peshë të madhe në supet e Shqipërisë, “kam zgjedhur të dua jetën”.

“Mendoj se kjo është arsyeja pse ‘Bota’ po ia del mirë nëpër botë”, thotë ajo.  

Në film, interpretojnë aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti në rolin e Nojes, aktorja e talentuar Flonja Kodheli në atë të Julit, Artur Gorishti në rolin e Benit, Fjoralba Kryemadhi në rolin e Norës dhe Alban Ukaj në rolin e Milit. Ndërsa bashkë-regjisor dhe bashkë-skenarist është bashkëshorti i Iris Elezit, Thomas Logoreci.

Regjisorja Elezi thotë se gërshetimi i brezave dhe këndvështrimeve e ka mbajtur të freskët filmin.

Ajo shton se bashkëpunimi me shqiptaro-amerikanin Logoreci solli edhe perspektivën e një kineasti që kishte punuar me artistët shqiptare që në 2007-ën dhe që pati një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e muzikës që shoqëron filmin, që kishte lënë gjurmë tek ai teksa rritej si bir i një imigranti shqiptar, një lloj tangoje e së kaluarës që këndohet në film nga Anita Take dhe Rudolf Stambolla, mes të tjerësh.

“Suksesi i ‘Botës’ qëndron në tredimensionalitetin e personazheve. Edhe Beni që është ky matrapaz i vogël ballkanik, është në fakt një njeri që ne të gjithë e duam. Pra nuk ka karaktere të mira, ose të këqija në filmin tim por ka qenie njerëzore që provojnë të komunikojnë dhe të kërkojnë një jetë më të mirë së bashku”.

Ajo ka një përgjigje për suksesin e deritanishëm.

“Ia dolëm sepse të gjitha qeniet njerëzore kudo që janë, buzë një moçali, diku në Argjentinë, diku në Shqipëri, diku në Romë, të qenurit individ sot në kohët moderne, është goxha e vështirë si rrugëtim. Edhe me ‘Botën’ këtë provuam të bëjmë: duke ndarë pakëz nga historia jonë, por duke provuar të kuprojmë se çfarë është rritja e qenies njerëzore”.

“Bota” shfaqet në fund të muajit në Nju Jork në Festivalin Panorama Europe, një festival që është një projekt i Institutve Kombëtare të Bashkimit Evropian për Kulturën, me bazë në Bruksel.

Në këtë festival marrin pjesë zakonisht vetëm vendet e BE-së, por “Bota” është pranuar të përfaqësojë Shqipërinë.

Iris Elezi dhe Thomas Logoreci kanë themeluar në Shqipëri edhe Projektin për Kinemanë Shqiptare, që synon ndërgjegjësimin për ruajtjen e Arkivës Kombëtare të Filmit.

Marrë nga Zëri i Amerikës

Next Post

FOTO / Kubanezja që sfidon Kim Kardashian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjysma e qytetit të Gjirokastrës mbetet pa energji, kabina elektrike në fshat u përfshi nga flakët

VIDEO / Gjirokastra çel sezonin turistik, Rama: Ndikim pozitiv në zinxhirin e ekonomisë lokale

March 4, 2026
Izraeli: Pasardhësi i Khamenei-t do të jetë shënjestra e radhës për eliminim

Izraeli: Pasardhësi i Khamenei-t do të jetë shënjestra e radhës për eliminim

March 4, 2026
Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Rezervojmë të drejtën e plotë për përgjigje ndaj agresionit

Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Rezervojmë të drejtën e plotë për përgjigje ndaj agresionit

March 4, 2026
Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

March 4, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“Kisha parandjenjë që do sulmonte i pari”, Trump tregon skenarin më të keq me Iranin: Shkatërrim i plotë

March 4, 2026
Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

March 4, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Konflikti në Lindjen e Mesme godet tregun, transporti në vend rrit tarifat deri në 10%

March 4, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In