• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjisor, deputet dhe ministër! Kush ishte Dhimitër Anagnosti, trashëgimia e pavdekshme në kinematografi

by A R
01/09/2025 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, 1 shtator, arti shqiptar humbi një nga ikonat e tij më të mëdha. Dhimitër Anagnosti, regjisor, skenarist dhe artist i jashtëzakonshëm, la gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë shqiptare dhe në zemrat e publikut.

Po kush ishte Dhimitër Anagnosti?

Dhimitër Anagnosti lindi në fshatin Vuno të Vlorës më 23 Janar 1936 dhe është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954-1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.

Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.

Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Ai është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996).

Në 12 Prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar”, Roza Anagnosti.

Kjo e fundit e kujtonte kështu takimin e tyre të parë:

Takimi i parë me Dhimitrin ka qenë në kinoprova, ku ai ishte në kamera, por syri i kameras e fiksoi mesa duket… Pas këtij filmi ne u fejuam. Dhe tek filmi “Komisari i dritës” ne ishim të sapomartuar dhe Dhimitri ishte regjisor i filmit. Anagnosti për mua është një idhull, jo vetëm si bashkëshort, por edhe si koleg. Ai është një mbështetje e jashtëzakonshme dhe nuk gjej fjalë për të… Edhe tani ai më nxit të vazhdoj karrierën, ka vlera të jashtëzakonshme dhe është shumë modest...Lexo më shumë

Si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, në 85-vjetorin e lindjes, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një ceremonie solemne, dekoroi regjisorin dhe kineastin e shquar Dhimitër Anagnosti me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Dhimitër Anagnosti mbetet një ikonë e kinemasë shqiptare, një artist dhe mentor i paharrueshëm, i cili ka lënë gjurmë të thella në kulturën dhe artin e vendit.

Next Post
VIDEO / Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Ndarja nga jeta e Anagnostit, Rama: Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thyente xhamat e makinave, i grabiste dhe i shiste, pranga autorit të vjedhjeve dhe blerësit në Tiranës

Thyente xhamat e makinave, i grabiste dhe i shiste, pranga autorit të vjedhjeve dhe blerësit në Tiranës

December 7, 2025
“Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

“Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

December 7, 2025
“Viti hyn me këmbë të mbarë”, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

“Viti hyn me këmbë të mbarë”, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

December 7, 2025
Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

December 7, 2025
Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

December 7, 2025
Pesë faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak

December 7, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Drejtorët e ARRSH dhe KESH nën arrest shtëpie”, Rama: Nuk emërojmë dot të tjerë se Balluku është e pezulluar

December 7, 2025
Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

December 7, 2025
Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

December 7, 2025
“Tashmë është shumë vonë!”, Roland Bejko: Basha nuk bëri asgjë për 7 muaj, as detyrën e tij si kryetar

Bejko: Alimehmeti i frikësuar për karrierën. Berisha nuk pranon kundërshtarë!

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In