• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Regjimi Tango

by Fatbardh Kadilli
23/07/2025 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatbardh Kadilli

Shkak u bë një shkrim fare kaps i një deputeti të opozitës. Nisi si një debat mbi arkitekturën mes meje dhe një miku të çmuar, mbështetës i zëshëm i Berishës dhe PD-së berishiste dhe pastaj, si profanë të mjeshtërisë së nderuar të arkiteturës dhe urbanistikës, u kthyem tek ato që dimë më mirë, punët e politikës…

Miku im, si shumica fataliste e opozitës, kur nuk ka më asnjë justifikim për dështimin e radhës të opozitës, mua

dhe atyre si unë, u vë përpara pyetjen ndarëse – “a pranon që është regjim, apo jo?” Po nuk pranove që është regjim, ai nuk gjen më arsye të debatojë, po pranova, atëhere jam unë që nuk kam pse kritikoj opozitën. Secila përgjigje mbyll debatin. Pra, pyetja është dakordësia e mosdebatimit që shpesh është me nerv dhe pasion.

Prandaj e kam mik të çmuar se ai, edhe në ndasitë tona të forta, e gjen mundësinë të mbetemi miq.

Por, askush nga ne nuk heq dorë nga provokimi i debatit të radhës. Kjo na mundëson të mbetemi të angazhuar.

Siç po thosha, debati nisi për arkitekturën, por në një debat “remi”, sigurisht do dilnim tek politizimi, ose trajtimi politik i asaj dhe i atij, të famshmit, “regjim”. Për mikun tim nuk ka dyshime, “jemi në regjim dhe po shkojmë në diktaturë. Ka vetëm një inerci demokracie dhe disa elemente në venitje. Kjo është çështja”. Por çështjet zgjidhen duke kërkuar rrugën e duhur. A e kemi kërkuar rrugën e duhur? A e kemi gjetur thelbin e problemit, apo mbetemi vetëm tek fotografimi i problemeve, çështjeve që kanë vënë në diskutim jo vetëm formën, por edhe elzistencën e vetë demokracisë shqiptare.

Prej të paktën katër vite opozita është në krizë të thellë. Trauma e katër vjetëve të fundit mbetet për mua po aq fotografi e realitetit, saç është fotografi e realitetit të thuash Rama ka instaluar një regjim. Problemi i opozitës nuk ka filluar para katërvjetësh. Si denoncues i parë të krizës pas humbjes së dytë në opozitë në Prill të 2021, kam shpallur bindjen se ajo humbje ishte prova e fundit e nevojshme për të kuptuar se kishte mbaruar një projekt politik dhe duhej një projekt i ri politik. E shoqëruar kjo deklaratë me shpalljen e kandidaturës për Kryetar PD ndihmoi që të gjithë të mos mendonin, por të merreshin me mua. Pse ishte prova e fundit e nevojshme? Sepse, ajo humbje konsumoi edhe mundësinë e dytë për të provuar se eksperimenti me Bashën si gjoja Kryetar nuk funksionojë, se miti i aleancës me një pjesë të të majtës nuk funksionojë. As miti i dy mandateve nuk funksionojë.
Pra, ra çdo taktikë. Por askush nuk donte të dinte për mungesën e një strategjie. Të gjithë shpjegojnë rezultatin me teknikalitete dhe takticizma.

Thelbi është dhe mbetet moskuptimi deri në dhimbje i opozitës i deformimit që ajo vetë mbart. Askush në PD nuk i dha kur përgjigjje pyetjes, pse humbëm në 2013? Pse humbëm qendrat urbane në 2011, dhe 2007? Pse dhe në vitin më të favorshëm, 2009, pas mandatit më rezultativ të tranzicionit, ne dolëm forcë e dytë?

Edhe sot, askush nuk do të flasë për këto. Askush nuk do të pranojë që e shkuara nuk bëhet e ardhme. Dhe, PD dhe mbështetësit e zëshëm publik vazhdojnë me të njëjtën rrugë dhe jabitshëm, shpresojnë zgjidhje.

Por miku im këmbëngul, a jemi në regjim? Sikur të jetë gjendje lufte, ku vepron ligji i luftës dhe çdo dyshim, pikëpyetje, debat, refuzim është baraz me tradhëti. Për ti lëshuar pe balonës së debatit, i them mikut tim, po, është regjim, por është tango regjim. Se kemi mbetur në regjimin e Ramës, i cili projekton forcën e regjimit dhe shuan çdo alternativë. Ashtu siç kemi mbetur në regjimin e Berishës, i cili projekton forcën në opozitë, jo alternativën.

Secili ka krijuar regjimin e vet. Rama të shumicës dhe pushtetit, Berisha të pushtetit mbi pakicën.

Ngrirja e opozitës dhe më e keqja, ngecja e saj, si rezultat force, tek modeli i pushtetit të pakicës, e bën të pamundur rotacionin si ndryshim dhe projekton vetëm rotacion pa ndryshim. Kjo i zgjat jetën pushtetit të shumicës, e cila, vetiu tenton të shkojë drejt pushtetit dhe jo qeverisjes. Dhe loja e pushtetit, vetiu shkon drejt imponimit si fillim, dominimit në vazhdim dhe regjimit në përfundim.

Zgjidhja e këtij ekuacioni nuk arihet me shkëmbim e të njëjtit model të materializuar në shumicë dhe në pakicë, por me model krejt të kundërt.

Që të shpëtojmë nga mundësia e instalimit të një regjimi alla Putin, duhet më parë të çlirojmë opozitën nga modeli identik me modelin e pushtetit, por që është thjeshtë më i vogël dhe më i pafuqishëm.

Unë këtu e shoh zgjidhjen e vetme. Ndryshe, uroj që fati të mos na detyrojë të lutemi “Zoti na dhëntë durim”, siç na dha për vitet e komunizmit.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Korrik 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In