Forcat e regjimit të Damaskut rimorrën sot qytetin historik të Palmirës nga kontrolli i xhihadistëve të ISIS-it që pësojnë kështu një tjetër humbje ushtarake, sipas Moskës dhe ushtrisë siriane.
Ky oaz që ndodhet në qendër të Sirisë ishte pushtuar në maj të vitit 2015 nga ISIS-i, më pas u rimorr nga regjimi në mars 2016 para se të binte sërish në kontrollin e xhihadistëve në dhjetor.
Ministri rus i Mbrojtjes, Serguei Choigou, njoftoi presidentin Vladimir Putin se forcat siriane kanë realizuar operacionin që synonte marrjen e Palmirës, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve./b.d