Politika po “zien” pasi sot është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.
Report Tv mëson se deputeti i PS Nasip Naco nuk do jetë në listën e kandidateve të Beratit, pasi nuk ka pranuar të jetë në listë të hapur.
Edhe deputeti Laert Duraj është tërhequr nga gara dhe nuk do jetë në listën e hapur të Gjirokastrës ndonëse ishte planifikuar.