Besnik Bare pritet të drejtojë seancën e parë parlamentare ditën e shtunë.
Sali Berisha ka refuzuar të drejtojë këtë seancë të parë të sesionit të ri parlamentar, transmeton news24.
Mësohet se refuzuan ta drejtojnë seancën edhe Tritan Shehu dhe Halim Kosova, deputetë të PD-së.
Sipas rregullores, deputeti me i vjeter ne moshe duhet te drejtoje seancen e pare te sesionit parlamentar.
Në seancën e parë plenare pritet të votohet Gramoz Ruçi në postin e kryetarit të Kuvendit, por kujtojmë se lidhur me këtë kandidaturë ka patur mjaft debate nga partitë e dala në opozitë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Po të shtunën do të bëhet edhe betimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë.
a.ç