Vijon përplasja mes policisë dhe PD-së për lejet e protestave. Mësohet se edhe këtë herë, policia ka refuzuar kërkesën për leje 48 orëshe.
Noa ka mësuar se për protestën e nesërme policia ka kërkuar që të përfundojë brenda datës 16 mars.
Ndërkohë janë marrë masat për mabrëvajtjen e tubimit, që te skela përpara kryeministrisë e deri te kamerat me shikim 360 gradë.
Edhe nesër nuk do të ketë fjalime politike, teksa do të dëgjohen qytetarët.
/a.rada