• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Refuzohet kërkesa e LVV për përsëritjen e votimit përmes postës

by E S
09/03/2025 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ia ka hedhur poshtë si të paafatshme Lëvizjes Vetëvendosje kërkesën për shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës në mërgatë të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.

Vetëvendosje, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, pretendoi në ankesën e saj ditë më parë se ka pasur “manipulim” të procesit të votimit përmes postës.

Në vendimin e saj, PZAP-ja tha se Vetëvendosje e paraqiti ankesën e saj pas afatit ligjor për paraqitjen e ankesave, i cili është 48 orë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Vetëvendosje bëri ankesë mbrëmjen e 7 Marsit, ndërsa numërimi i votave përmes postës përfundoi pasditen e 4 Marsit, sipas vendimit.

Vetëvendosje ka të drejtë të ankohet ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.

Ndërkohë, PZAP-ja ia pranoi asaj ankesën lidhur me rinumërimin e 1.631 fletëvotime të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit, sipas propozimit paraprak të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sekretariati i KQZ-së rekomandoi që të hapeshin për rinumërim 177 kutive të votimit për vlerësim të votave të pavlefshme, teksa në këto përfshiheshin 1.631 fletëvotime të shpallura të pavlefshme.

Pse Vetëvendosje kërkoi përsëritjen e votimit përmes postës?

Vetëvendosje fitoi më së shumti vota nga votimi me postë, 51.57 për qind, apo me mbi 31.000 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës arriti t’i sigurojë 30.55 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës me 9.48 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 3.23 për qind.

Mbi 84.000 shtetas të Kosovës në mërgatë kishin zgjedhur të votonin përmes postës për zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në ankesën e saj, Vetëvendosje kishte pretenduar se “ky organizim i tillë i votimit, unik dhe mirë i organizuar në formë manipuluese, nuk ka mundur të ndodhte pa një organizim, koordinim dhe bashkëveprim me deputetët e LDK-së”.

Ndërkohë, Manxhuka shkroi më 8 Mars në Facebook se “është evidente skema që është përdorur nga votimi përmes postës në mërgatë. 400% më shumë vota për LDK-në, me vota shabllone për kandidatë të caktuar, ndërkohë që ekstremisht larg nga ky trend janë PDK e parti të tjera opozitare”.

Procesi i numërimit të të gjitha votave përfundoi më 5 Mars, rreth një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vend më 9 Shkurt.

Sipas rezultateve përfundimtare, që përfshijnë edhe votat në vendvotimet në Kosovë, ato në përfaqësitë diplomatike, me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.

Për të pasur shumicën, nevojiten së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

Si partia e parë, Vetëvendosje i ka fituar 396.022 vota, apo 42.27 për qind, duke i siguruar 48 ulëse. Udhëheqësi i saj, Kryeministri Albin Kurti, është zotuar se do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur.

Partitë aktualisht në opozitë, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të. KQZ-ja pritet të bëjë certifikimin e rezultateve në mes të këtij muaji.

Analistët thonë se ka disa opsione të mundshme për formimin e qeverisë së re. /REL

Next Post
“Far West” brenda PD/ Basha sfidon sherifat e Berishës, fut në listë “kaubojsin”

“Far West” brenda PD/ Basha sfidon sherifat e Berishës, fut në listë “kaubojsin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In