Një incident ka ndodhur ditën e sotme pranë Gjykatës së Lartë. Një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka thyer xhamat e katit të parë të ndërtesës.
Sipas raportimeve të para, ky akt erdhi kur personi ka marrë vesh se i është refuzuar kërkesa e tij.
Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë dhe nuk ka shumë detaje për ngjarjen.
a.ç