• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refuzo vilat, pastaj kërko debat publik me Edi Ramën

by Artur Ajazi
15/10/2020 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lulzimi ka folur dje mbi “situatën politike dhe atë të pandemisë” në një konferencë shtypi në selinë e partisë tij, duke kërkuar me “urgjencë” nga SPAK “nisjen e hetimeve mbi inceneratorët, paratë e maskave, milionat e oligarkëve, vjedhjen e fondeve” etj, madje është marrë edhe me pronarët e mediave. Këtyre të fundit u ka kërkuar “të refuzojnë paratë e taksapaguesve, sepse janë para për hallexhinjtë”(?). Foli e foli Lulzim Basha edhe mbi “planin me 5 pika” që sipas tij “zbatimi do të ndryshonte situatën”, por nuk tha, përse nuk bën padi penale për  cilindo në organin e akuzës. Lulzimi ka sulmuar ashpër edhe prokurorët dhe gjyqtarët, dhe nuk u kuptua përse thirri  gazetarët, kur ato fjalime i mban çdo ditë tek takohet me “qytetarë të rastësishëm”, dhe u shpjegon jo vetëm planin me 5 pika, por u premton atyre “një qeverisje krejt ndryshe nga kjo e Ramës”.

Njeriu që në 7 vjet e gjysëm u bë  5 herë më i pasur se ishte në 2013, njeriu që ka provuar deri sot, të jetë me poste të rëndësishme qeveritare, apo dhe deri kryetar bashkie, njeriu që deri sot, nuk u ka  shpjeguar prokurorëve,gjyqtarëve dhe shqiptarëve korrupsionin, zhvatjen, dhe ku përfunduan 230 milion euro nga Rruga e Kombit, njeriu që nuk ka dhënë kurrë llogari për 21 Janarin, apo dhe për pazaret me “oligarkët” që dikur akuzonte, sot del dhe bën moral, sikur të ishte “evliha”. Jo Lulzim, pa refuzuar vilat, makinat, pasuritë dhe gjithçka ke fituar në këto 2 mandatet e para në opozitë, (pasi qëndrimi atje do të jetë i gjatë) pa u shpjeguar shqiptarëve dhe më tepër demokratëve që po i zhgënjen akoma me procesin e votimit të kandidatëve, si qëndron “puna” e rritjes së pasurisë tënde, nuk ka përse kërkon nga SPAK të hetojë inceneratorët, apo “paratë e maskave dhe fondet publike”, kur gjithçka ka qenë dhe mbetet transparente dhe e kontrollueshme. Refuzo vilat Lulzim, dhe tregoju demokratëve të partisë tënde dhe  shqiptarëve, se nuk ke përfituar dhe abuzuar me pozicionin tënd politik. Refuzo pasuritë e “fituara” nga makinacionet politike, dhe pastaj kërko nga SPAK-u, të nisë hetimet mbi akuzat dhe denoncimet që shpalos çdo ditë nga  zyrat e SHQUP-it.

Vetëm nga qeverisja 8 vjeçare e Partisë Demokratike, apo dhe nga periudha kur ti ishe kryetar bashkie në Tiranë, janë mbi 200 denoncime, lidhur me “shpërdorimet e fondeve publike” cdhe shkeljet ligjore , për të cilat  ju  dhe ish-ministrat e partisë tuaj, kurrë nuk dhatë llogari para ligjit, por gjithmonë jeni fshehur pas “raportit mjeksor” dhe mandatit të deputetit. Lulzim, deklarove se “ftesën për debat publik me Ramën, e ke nisur qysh në 2006”, dhe sipas teje “ai refuzon, sepse ka frikë dhe trembet nga ty”. Kjo është jo vetëm për të qeshur, por edhe për të bërë gallatë për 365 ditë rresht. Po për çfarë “debati” e ke fjalën Lulzim, mes teje dhe Edi Ramës, lidhur me çfarë, lidhur me se, sepse të përballesh me dikë (në politikë) duhet patjetër të dalësh para opinionit publik me dosje arritjesh, kur në fakt ti ke një “mal” me dështime. Si mund të kërkosh “debat publik” me Edi Ramën ti, kur ishe 8 vjet në pushtet dhe vendin e degdise në humnerë, kur administratën e mbushe me militantë me diploma fallco, kur qytetet dhe fshatrat i latë pa rrugë, ujë, kanalizime, kur shqiptarët i kishit zhytur në  punë të zezë, dhe kur paratë e investimeve publike ndaheshin në kafene dhe restorante, sikur të ishin para bixhozi. E kupton sa “lapsuse” bën në çdo dalje publike, e kupton sa i pafuqishëm ndjehesh kur përmënd  emrin e Ramës, edhe pse e di fare mirë, se ai është në fakt njeriu që po të ndihmon më shumë  ty, edhe se Sali Berisha.

Next Post
Ndryshimet në qeveri, paralajmërimi i Ramës: Ministrat i kemi të mirë, por e mira s’ka fund

Ndryshimet në qeveri, paralajmërimi i Ramës: Ministrat i kemi të mirë, por e mira s'ka fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In