• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Refuzimi për t’u betuar, a mund të digjen mandatet e deputetëve të Kosovës?

by A R
17/04/2025 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish dështuan të betohen e të konstituojnë legjislaturën e nëntë. Seanca ka mbetur te pika e parë te raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Ndërsa ditët ecin dhe Kushtetuta parasheh që Kuvendi duhet të mbajë seancën konstituive brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, ka një paqartësi në lidhje me mundësinë e djegies së mandateve për deputetët

“Nuk është paraparë një situatë e tillë kur deputetët vetë e refuzojnë të konstituohen dhe ta marrin mandatin e tyre si deputetë andaj realisht këtu kemi një vakum kushtetues e juridik për arsye që nuk është parashikuar një situatë e tillë”, tha Melos Kokshi nga IKD.

Në pikën ku ka mbetur seanca, tashmë nuk ka hapësirë për interpretim as nga Gjykata Kushtetuese, pasi nga vitit 2018 ky institucion nuk merret me çështjet e pyetjeve por duhet një akt, në këtë rast nga Kuvendi i Kosovës.

“Aktualisht është situatë e paqartë për faktin se nuk mund të procedohet tutje qoftë të shkohet në Gjykatë Kushtetuese për faktin se duhet një vendimmarrje çfarëdoqoftë ajo gjë të cilën ajo natyrisht që nuk e kemi parë as sot dhe as në ditën kur filloi seanca”, tha avokati Ardian Bajraktari.

Megjithatë në aktvendimet e saj, Kushtetuesja i obligon subjektet që të punojnë drejt funksionalizimit të institucioneve.

“Edhe kushtetuta edhe gjykimet e Gjykatës Kushtetuese si ai i vitit 2014 e po ashtu i vitit 2020 i parashohin në mënyrë të qartë dhe eksplicite që duhet të ndërmarrin veprime në drejtim të jetësimit të vullnetit të qytetarëve të vendit të shprehur në zgjedhje prandaj duhet sa më parë që të reflektojnë në raport me këto përgjegjësi”, shtoi avokati.

Partive iu kërkohet që të gjejnë vullnetin për të konstituuar Kuvendin dhe të mos merren me çështjet që nuk janë në kompetencë të tyre.

“Shkeljet kushtetuese i determinon dhe i identifikon Gjykata Kushtetuese, nuk janë partitë ato që e vlerësojnë kushtetutshmërinë e një çështje të caktuar kështu që në lidhje me këtë çështje ata duhet që ta konstituojnë Kuvendin e mandej vetëm nëse dyshojnë në atë konsituim mundet që ta sfidojnë në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi Melos Kokshi.

Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit pritet të mbahet ditën e shtunë, 48 orë pas ndërprerjes, ashtu siç specifikohet me kushtetutë dhe rregullore të Parlamentit.

Next Post
U ekzekutua sot në derën e biznesit të tij, zbulohet saga e atentateve ndaj babait të Roan Brahimit

U ekzekutua sot në derën e biznesit të tij, zbulohet saga e atentateve ndaj babait të Roan Brahimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In