• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refuzimi i Kurtit, Rama vazhdon turin rajonal: Kryeministri do takohet me presidenten Osmani në Prishtinë

by Java News
05/07/2023 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama nuk do ta anulojë turin e tij ballkanik per pergatitjen e samitit te Berlinit qe zhvillohet ne tetor ne Tirane, pavarësisht se homologu i tij shqiptar ne Kosove, Albin Kurti nuk pranoi që ta takojë.

Edi Rama do të fluturojë këtë të enjte në mëngjes në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Kovaçevski, dhe më pas do të vijojë sipas planit, vizitën në Prishtinë..

Pavarësisht refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për ta pritur në një bisedë kokë më kokë, Edi Rama do ta vizitojë Kosovën, por do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

Vetë Edi Rama, në një dalje për mediat, nuk e komentoi gjatë përplasjen e re me Albin Kurtin, por vetëm konfirmoi se ai do të jetë në Kosovë të enjten në mbrëmje.

“Jam këtu vetëm për këtë vendim, sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit, do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë.” -u shpreh Rama, në përgjigje të interesit të medias në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Plani paraprak është që në fund të cdo takimi, shefi i qeverisë shqiptare të mbajë konferencë shtypi me liderët që do ta presin.

Të premten, Rama do të fluturojë për në Bosnjë Hercegovinë, dhe më pas në Mal të Zi.

Në të dy këto shtete do të takohet me kryeminsitrat. Stacioni i fundit i turit të shefit të qeverisë shqiptare, do të jetë Beogradi. Atje e pret presidenti Aleksandër Vuçiç.

Tensionet në veri të Kosovës, stabiliteti i rajonit dhe kalimi nga Open Ballkan, në Procesin e Berlinit, janë temat kryesore të 5 takimeve të Ramës këto dy ditë.

Takimi i radhës si këtij procesi do të mbahet në fillim të tetorit në Tiranë, dhe përbën arsyen e ndërmarrjes së këtij turi nga Edi Rama në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e Procesit të Berlinit. Por në Prishtinë e Beograd, diskutimet do të mbizotërohen nga kriza mes Kosovës dhe Serbisë./m.j

Next Post
FOTO-LAJM/ Çfarë nuk u pa gjatë netëve të Festivalit të Gjirokastrës: Drejtoresha ushqen me gji djalin

FOTO-LAJM/ Çfarë nuk u pa gjatë netëve të Festivalit të Gjirokastrës: Drejtoresha ushqen me gji djalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In