• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Refuzimi i autorizimit për marrëveshje me Greqinë, Meta merr mbështetjen e parë nga…Nishani

by Java News
21/02/2018 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti i republikës Bujar Nishani ka dalë në mbrojtje të vendimit që kreu aktual i Shtetit, Ilir Meta mori lidhur me çështjen më të diskutuar ditët e fundit, atë të dhënies apo jo të Plotfuqishmërisë për qeverinë, me qëllim për të negociuar me palën greke për të arritur një marrëveshje për problemet e lëna pezull mes dy vendeve. Nishani ka qene deputet kur ka votuar pro ne Kuvend qe Greqise t’i faleshin territore te Shqiperise pergjate vijes bregdetare. Ai nuk ka shfaqur kurre pendese per kete veprim qe cenonte teresine territoriale te vendit edhe gjate kohes kur ishte President, edhe kur Gjykata Kushtetuese e rrezoi marreveshjen e Berishes te firmosur nga Basha dhe te votuar edhe nga Nishani.

Përmes një reagimi të gjatë në profilin e tij në ‘Facebook’, Nishani sqaron se qeveria duhej që në fillim të kishte kërkuar Plotfuqishmëri nga Presidenti, dhe jo kur negociatat kanë shkuar larg, madje derisa mendohet se është arritur edhe marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë, për detin dhe disa çështje të ndryshme.

Për Nishanin, qeveria ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, ku e zeza mbi të bardhë thotë se negociatorët në fillim duhet të marrin Plotfuqishmëri te Presidenti, dhe pastaj të nisin negociatat, madje ata nuk mund të diskutojnë asgjë përtej asaj se çfarë Presidenti i ka autorizuar.

Ish-kreu i Shtetit e ka vlerësuar qëndrimin e një dite më parë të Metës, ku i kërkoi ministrit të Jashtëm Bushatit, disa korrigjime në kërkesën që ia kishte bërë për Plotfuqishmëri.

Reagimi i Nishanit:

Pas disa denoncimesh publike se Qeveria Shqiptare nuk ka zbatuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese (GjK) Nr 15, dt. 15.04.2010 mbi “Marrëveshjen e Detit me Greqinë” për marrjen e Autorizimit të Plotfuqishmërisë, kjo e fundit u detyrua të dërgoj një kërkesë formale tek Institucioni i Presidentit të Republikës. 

Në të dy aspektet, si atë formal procedurjal ashtu dhe atë përmbajtësor ajo kërkesë përveçse konfirmon shkeljen e vendimit kushtetues, demonstron fyerjen arrogante dhe tentativën për të përdhosur Institucionin e Kreut të Shtetit.

Kërkesa tallëse e qeverisë konfirmon faktin se prej 3 (tre) vitesh paskan biseduar dhe negociuar për Marrëveshjen pa denjuar të marrin Autorizimin Presidencial siç detyron GjK. 

Ja çfarë shkruan Qeveria Shqiptare në letrën drejtuar Presidentit, citoj : 

“Diskutimet e deritanishme për çështjen e delitimimit të hapësirave detare nevojitet të konkretizohen me negociata mes palëve”. 

Por le të kujtojmë se çfarë ka kërkuar qeveria e sotme kur ishte në opozitë në kërkesën e saj drejtuar GjK, citoj ; …..”grupi negociator shqiptar, gjatë bisedimeve dhe në momentin e lidhjes së marrëveshjes nuk ka qenë i pajisur me plotfuqi nga Presidenti i Republikës. Si rrjedhojë, grupi negociator nuk ka pasur autorizim nga organi kompetent për të hyrë në bisedime me palën greke dhe aq më pak për të lidhur marrëveshje mbi delimitimin e hapësirave detare. Mungesa e plotfuqisë, sipas kërkuesit, e bën marrëveshjen antikushtetuese”, … thoshte qeveria e sotme atëhere në opozitë përpara Gjykatës.

Këto dy qëndrime konfirmojnë shkeljen e vendimit të GjK nga ana e Qeverisë Shqiptare gjatë gjithë këtyre kohëve të negocimit me palën greke mbi Marrëveshjen e Detit.

Ndaj ajo lloj kërkese nga ana proçedurjale është një tentativë për tu tallur me Institucionin e Presidentit.

Por pse ajo kërkesë është skandaloze dhe nga pikpamja përmbajtësore ?

Shih se çfarë thotë vendimi i GjK, citoj :…”37. Gjykata çmon se qëllimi i plotfuqisë është dhënia e autorizimit nga organi kompetent për të biseduar me palën tjetër për çështje që caktohen shprehimisht në objektin e plotfuqisë. Përfaqësuesit e shtetit që pajisen me plotfuqi janë të autorizuar të bisedojnë vetëm për aq sa është përcaktuar në mandatin e dhënë për përfaqësim”. 

Por kërkesa e dërguar tek Presidenti nuk ka asnjë çështje të renditur shprehimisht për të cilën do vazhdohet bisedimet madje nuk ka se as cilët janë “përfaqësuesit e shtetit” që do të bisedojnë. Qeveria vallë i mban “sekret” nga Kreu i Shtetit këta përfaqësues të shtetit ?!!

Nga përgjigjja e Presidentit të Republikës kuptohet se në kërkesën e saj drejtuar Presidentit, Qeveria nuk ka respektuar në shumicën e tij vendimin e GjK.

Ajo që po fshihet dhe që ende nuk po denoncohet ka të bëjë me faktin e rëndë se Qeveria Shqiptare ka negociuar deri tani ndarjen e Shelfit Kontinental të Shqipërisë. 

Pra është parashikuar ndarja e territorit shqiptar. 

Qytetarët duhet ta dinë se Shelfi Kontinental është vijimi i territorit tokësor në tabanin e detit që sipas konventave ndërkombëtare Shqipërisë i takon rreth 13 mijë km2 të cilat i shtohen sipërfaqes 28 mijë km2.

Pikërisht në Shelfin Kontinental Shqiptar gjënden burimet e mëdha të naftës dhe gazit që në shkëmbim të neutralitetit të shkëmbinjve të Barketës ato po u jepen Greaisë. 

Ndarja e Shelfit Kontinental të Shqipërisë përbën një SKANDAL me përmasa të cënimit të integritetit territorjal të vendit.

Nga letra e Presidentit mësojmë se Qeveria Shqiptare deklaron se nga pala zyrtare greke ka pretendime territorjale ndaj Shqipërisë !!!

Ky është një SKANDAL tjetër i paimagjinuesh deri me sot që tregon se në çfarë derexheje është katandisur niveli i një ministri në Republikën e Shqipërisë.

Të njehësosh përçartjet haluçinante të grupimeve ekstremiste pa identitet me qeverinë apo zyrtarë të shtetit grek është një lajthitje po aq halucinante sa ajo e ekstremistëve neonazist në vendin fqinj.

Në këtë situatë të rrezikshme ku është përfshirë integriteti territorjal i Shqipërisë qëndrimi më i fundit i Presidentit të Republikës duhet mbështetur dhe inkurajuar. Qeveria Shqiptare jo vetëm duhet të përgjigjet për kërkesat korrekte dhe kushtetuese të Kreut të Shtetit por me çdo kusht duhet ti paraqesë Presidentit hartën e Shelfit Kontinental të Shqipërisë mbi të cilën ka bërë deri tani pazarin politik.

Next Post
Ronaldo pushon me detyrim ndaj Leganes

Ronaldo pushon me detyrim ndaj Leganes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In